Falenderimi i takon vetëm Allahut paqja dhe salavatet janë për profetin tonë për familjen, shokët e tij dhe për çdokënd që ndjek rrugën e tij deri ditën e Gjykimit.
Transmeton Buhariu nga Enesi radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Nuk vjen një periudhë kohore vetëm se ajo që vjen pas saj është më e keqe se ajo deri sa të takoni Zotin tuaj".
Gjithashtu transmetohet nga Amir Esh-sha'bij se ka thënë: "Sa herë që vinte një periudhë e re kohore qaja për ardhjen e saj e sa herë që ikte qaja pse ikte". [Hiljetu El Eulija 5/265]
Hadithi i mësipërm dhe etheri i Amir Esh-sha'bit tregojnë se me kalimin e kohëve gjendja e Islamit dhe muslimanëve do përkeqësohet.
Kjo gjë do të vazhdojë kështu deri sa të vijë koha kur të ndodhin ngjarjet e mëdha në të cilat pritet ardhja e Mehdit dhe e Isës alejhi selam.
Këtë realitet po e shohim dhe po e përjetojmë për ditë në të gjitha vendet Islame. E sikur të tregonim vetëm kronologjinë e ndryshimit të çështjeve fetare që kanë ndodhur dhe numrin e tyre vetëm në dekadat e fundit, do shikoje çudira, të cilat çdo kush i di por arsyeja pse njeriu nuk çuditet prej tyre është se ato nuk vijnë të gjitha përnjëherësh. Përkundrazi ato vijnë avash avash. Madje u mvishet atyre edhe petku i fesë në shumë raste që të bëhen të pranueshme tek njerëzit, por po të hedhësh syrin mbrapa në vitet që kanë kaluar do dallosh qartë ndryshimin e madh në gjendjen fetare të muslimanëve në përgjithësi dhe të një pjese të mirë të drejtuesve fetarë në veçanti.
Në këtë broshurë të vogël do qëndrojmë pak tek një prej hallkave të këtij zinxhiri lëshimesh të udhëzimeve dhe mësimeve të fesë Islame, pikërisht tek gjykimin që ka Islami për ata muslimanë që antarësohen në partitë politike.
Dihet që çdo parti politike ose çdo organizatë ka veçoritë e saj, rregullat dhe synimet mbi të cilat ajo qëndron dhe ushtron aktivitetin e saj në vendet demokratike ose në vende të tjera ku lejohet formimi i saj.
v Veçoritë kryesore të një partie politike janë si vijon :
1. Partia konsiderohet organizatë e përhershme.
2. Ajo është organizatë kombëtare.
3. Ajo përpiqet të vendoset në pushtet që të arrijë të zbatojë programin e saj për të cilin është formuar.
4. Ajo përpiqet që të arrijë një mbështetje sa më të gjerë popullore duke u përpjekur ti bindë njerëzit për dobinë e programit të saj politik (dmth bën dave në akiden e saj).
5. Ajo mbart një ideologji (akide) politike të cilën i duhet ta mbrojë. Kjo ideologji përmban parimet, synimet dhe mjetet e duhura.
Partitë politike pasqyrojnë në të vërtetë pamjen thelbësore të demokracisë në ideologjinë politike perëndimore e cila domethënë liri e shprehjes dhe veprimit madje nuk mund të ketë kuptim demokracia pa partitë politike.
Në realitet të gjitha partitë politike (në shumicën dërrmuese të vendeve) kanë një program laik për të cilin rendin dhe përpiqen ta realizojnë.
Më thjesht ato thonë : Zoti ka të drejtë të vendosë ligje vetëm nëpër faltore jo jashtë tyre, ndërsa partia nëse fiton pushtetin ka të drejtë mbi çdo gjë të cilën e ka krijuar Zoti. Madje ka të drejtë të ndërhyjë edhe tek pjesa e Zotit.
Çdo person që dëshiron të bëhet anëtar i një partie detyrimisht duhet të pranojë parimet dhe synimet e partisë dhe të përpiqet për ti realizuar ato në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të partisë. Në raste të veçanta të parashikuara nga rregullorja e partisë anëtari mund të përjashtohet nga partia nëse thyen rregulloren e saj.
Duke u nisur nga sa thamë mund të nxjerrim një konkluzion se çdo parti në të vërtetë është një fe e cila ka parimet e saj për të cilat lufton dhe përpiqet. Ajo pranon në gjirin e saj ata persona të cilët i pranojnë këto parime dhe i mishërojnë ato në jetën e tyre, sikurse ajo përjashton nga gjiri i saj ata persona të cilët i shkelin këto parime ose synime për të cilat rend parti për ti realizuar.
Prandaj nuk i lejohet një muslimani një ka pranuar Islamin fe të vërtetë dhe ka besuar Kur'anin legjislacion të vetëm të drejtë në faqen e dheut që të antarësohet në ndonjë nga këto parti që kanë parime dhe synime që bien ndesh me mësimet e Kur'anit dhe të fesë Islame.
Argumentet fetare për këtë duhet të jenë shumë të qarta për muslimanët sepse kjo është një çështje madhore. Islami nuk e pranon laicizmin, komunizmin, kapitalizmin (me kuptimin e tij perëndimor) e të tjera ideologji të cilat mbështeten nga partitë e ndryshme politike dhe që bien ndesh me parimet e Islamit. Islami nuk e ka lejuar që ligjvënia të jetë në dorë të krijesave. Drejtësia absolute është vetëm drejtësia e Zotit ndërsa krijesat janë të predispozuara të gabojnë për shumë arsye. Vet shoqëria perëndimore dhe kaosi moral në të cilin ka rënë tregon frytet e hidhura të cilat po i vjel ajo shoqëri për shkak të "drejtësisë" dhe "të drejtave të njeriut" të cilat i ka vendosur mendja njerëzore me anë të programeve demokratike të partive politike përkatëse.
Në vijim po tregoj dy fetva të disa dijetarëve në lidhje me çështjen e anëtarësimit në partitë politike të cilat mbartin në vetvete një program laik.
v Fetuaja e Lidhjes Islame të dijetarëve dhe ftuesëve të Sudanit [1].
Falenderimi i takon Allahut paqja qoftë për robërit e Tij të zgjedhur dhe salavatet i takojnë Muhamedit njeriut më të mirë.
Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që ta ndihmojmë njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri sikurse na ka paralajmëruar të mos ndihmojmë askënd në gjynahe dhe armiqësi.
Gjithashtu Sheriati e ka ndaluar muslimanin që ti përkrahë mosbesimtarët, munafikët dhe armiqtë e fesë sikurse e ka urdhëruar që përkrahjen e tij t'ia kushtojë besimtarëve në bazë të besimit dhe devotshmërisë që kanë.
Gjithashtu Allahu i Madhëruar ka urdhëruar besimtarët që të shtojnë numrin e muslimanëve dhe të largohen e të mos shtojnë numrin e mosbesimtarëve apo të munafikëve e të atyre që i përkrahin ata.
Për këtë arsye nuk lejohet për një musliman që beson Allahun dhe Ditën e Fundit që të antarësohet e të bëhet pjesëtar i partive mosbesimtare qofshin ato krishtere apo komuniste apo jofetare për çfarë do lloj qëllimi, qoftë ai qëllim dynjaje apo qëllim strategjik, në universitete apo institute të larta apo shkolla, apo në sindikata apo në lidhje të tjera partishë popullore nën çdo lloj emërtimi që mund të kenë ato.
Kush e vepron dicka të tillë ai ka kryer në të vërtetë një prej të kundërtave të Islamit. Për këtë arsye atij nuk i pranohet as namaz as agjërim dhe asnjë punë e mirë nëse nuk pendohet e nuk kthehet. Argumentet për këtë që po themi janë si vijon :
Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur'an (kuptimi i ajetit) : "Ndihmojeni njëri tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos e ndihmoni njëri tjetrin në gjynahe dhe armiqësi". E antarësimi në paritë kafire dhe laike konsiderohet ndihmesë e qartë në gjynahe dhe armiqësi.
Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit) : "Kush prej jush i përkrah ata ai është prej tyre". Ai që antarësohet në një parti kafire ai i ka përkrahur mosbesimtarët dhe munafikët dhe ka shfaqur armiqësi kundrejt Islamit dhe muslimanëve.
Partitë mosbesimtare nuk janë ngritur vetëm se për ta larguar Islamin nga terreni. E muslimani është i urdhëruar që të përpiqet ta fuqizojë Islamin në tokë.
Kjo vepër konsiderohet lënie në baltë e muslimanëve dhe ndihmesë e mosbesimtarëve dhe munafikëve.
Së fundi i kujtojmë muslimanëve që të ruhen dhe të mos e ndërrojnë më të mirën me atë që është më e keqja dhe të mos i japin përparësi jetës së shkurtër dhe të mbaruar të dynjasë mbi jetën e përjetëshme. Gjithashtu të mos e shesin fenë e tyre për një pjesë të pakët të kësaj jete dhe ta dijnë se Allahu i Madhëruar i ka nderuar ata me hyrjen e tyre në fenë e vulës së profetëve më të mirit njeri, fe e cila i ka shfuqizuar të gjitha fetë e mëparshme (kuptimi i ajetit) : "Kush kërkon fe tjetër veç Islamit nuk pranohet prej tij e në Ahiret ai është prej të humburve". [Ali Imran 85].
Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për botërat dhe nuk i bën dobi Atij bindja e atyre që i binden dhe as nuk i bën dëm mohimi i mohuesve dhe as kundërshtimi i tyre. Allahu ka për ta ndihmuar fenë e Tij dhe për ta plotësuar atë edhe sikur të mos e pëlqejnë mosbesimtarët. Falenderimi i takon Allahut Zotit të botëve salavatet dhe selami i takon profetit tonë i cili është më i zgjedhuri i profetëve.
Lidhja Islame e dijetarëve dhe ftuesve të Sudanit.
25/2/1426.
v Ka thënë Salih El Feuzan [2]: Temë : "Gjykimi i Islamit per anëtarësimin në ideologjitë e kufrit ose në partitë e xhahilijetit".
Anëtarësimi në ideologjitë ateiste si komunizmi ose laicizmi ose kapitalizmi e të tjera ideologji kufri konsiderohet dalje nga feja Islami. Nëse ai që anëtarësohet në to e konsideroh veten musliman kjo vepër e tij konsiderohet hipokrizi e madhe sepse munafikët i përkasin Islamit në pamjen e jashtme por ata janë mosbesimtarë në brendësitë e tyre, sic ka thënë Allahu i Madhëruar për ta (kuptimi i ajetit): "Kur ata takojnë besimtarët thonë : Besuam, e kur veçohen tek shejtanët e tyre ata thonë : Ne jemi me ju ne ishim vetëm duke u tallur (me ta)" [El Bekareh 14].
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit) : "(Këta munafikët janë ata) të cilët u presin juve, nëse Allahu ju dhuron juve fitore ata do thonë: A nuk ishim me ju, e nëse mosbesimtarët do kenë ndonjë arritje ata thonë : a nuk kemi qenë pranë jush dhe a nuk ju kemi mbrojtur prej besimtarëve". [En-nisa 141].
Çdonjëri prej këtyre munafikëve mashtruesa ka dy fytyra, një fytyrë me të cilën ai takon besimtarët dhe një fytyrë me të cilën takon vëllezërit e tij mohuesa. Gjithashtu ka edhe dy gjuhë, me njërën e pranojnë muslimanët kurse tjera tregon fshetësinë e tij të brendëshme. (kuptimi i ajetit) "Kur ata takojnë besimtarët thonë : Besuam, e kur veçohen tek shejtanët e tyre ata thonë : Ne jemi me ju ne ishim vetëm duke u tallur (me ta)" [El Bekareh 14].
Ata janë larguar nga Kur'ani dhe Sun'neti duke u tallur me ndjekësit e Kur'anit dhe Sun-netit. Ata nuk pranojnë që ti nënshtrohen ligjit të shpallur duke u gëzuar me atë dije shtimi i së cilës nuk ka asnjë dobi tjetër veç mendjemadhësisë. Ata i sheh gjithmonë duke u tallur me ata që kapen pas shpalljes hyjnore, por "Allahu tallet me ta dhe i le ata në teprimin e tyre të verbuar".
Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që ne të jemi me grupin e besimtarëve (kuptimi i ajetit) "O ju që keni besuar kijeni frikë Allahun dhe jini me të vërtetët" [Et-teubeh 119].
Ndërsa këto ideologjitë e kufrit janë në përçarje më njëra-tjetrën sepse ato janë të ndërtuara mbi themelet e të kotës. Komunizmi e mohon ekzistencën e Krijuesit dhe i lufton fetë qiellore. Kush është ai që kënaqet të jetojë pa besim dhe të mohojë gjërat më të qarta dhe më të sigurta nga ana logjike e ta anullojë logjikën e tij.
Gjithashtu laicizmi i mohon fetë dhe mbështetet tek materializmi i cili nuk ka asnjë drejtues dhe asnjë qëllim në këtë jetë më të lartë se kafshët.
Gjithashtu kapitalizmi synimin kryesor ka grumbullimin e parave në çdo lloj rruge pa vënë re a është hallall apo haram, pa pasur mëshirë për shtresën e varfër. Ekonomia e tij qëndron mbi kamatën e cila konsiderohet luftë kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij. Gjithashtu ajo është shkak për shkatërrimin e shteteve dhe popujve.
Kamata u pi gjakun popujve të varfër. A mund të pranojë njeriu me logjikë – e jo më ai që ka sadopak besim – që të jetojë me këto ideologji të cilat nuk përmbajnë as logjikë, as fe dhe as synime të sakta në jetë e të luftojë për to!! Këto ideologji i kanë sulmuar vendet e muslimanëve atëherë kur humbi feja e vërtetë tek shumica e tyre, të cilët u edukuan në kotësi dhe jetuan me idenë e të qenurit bisht i të tjerëve.
Antarësimi tek partitë xhahile apo tek nacionalizmat fanatike konsiderohet gjithashtu dalje nga feja sepse Islami e refuzon fanatizmin dhe thirrjet e injorancës. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): "O ju që keni besuar ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe një femër dhe ju kemi bërë popuj e fise që të njihni (prejardhjet tuaja). Më i nderuari tek Allahu është ai që është më i devotshëm". [El Huxhurat 13].
Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Nuk është prej nesh ai që thërret në fanatizëm. Nuk është prej nesh ai që lufton për fanatizëm, nuk është prej nesh ai që nxehet për hir të fanatizmit". [Transmeton Tirmidhiu etj][3].
Gjithashtu profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Allahu ua hoqi mburrjen injorante dhe krenimin me baballarët, (njerëzit janë) besimtarë të devotshëm ose mosbesimtarë të humbur. Njerëzit janë bijtë e Ademit e Ademi u krijua nga dheu. Nuk është arabi më i mirë se jo-arabi vetëm se me anë të devotshmërisë". [Transmeton Muslimi].
Këto parti në të vërtetë i përçajnë muslimanët ndërkohë që Allahu na ka urdhëruar të bashkohemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në të mira dhe devotshmëri dhe na e ka ndaluar përçarjen dhe kontradiktat. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): "Kapuni për litarin e Allahut dhe mos u përcani. Kujtoni mirësinë që u bëri Allahu atëherë kur ishit armiq dhe ua bashkoi zemrat dhe ju u bëtë me mirësinë e tij vëllezër". [Ali Imran 103].
Së fundi lusim Allahun të na ruajë nga fitnet e dukshme dhe të fshehta, të na udhëzojë tek më e mira e shpalljes së Tij e të na forcojë në të deri kur ta takojmë Atë duke qënë i kënaqur prej nesh. Amin
Falenderimi i takon vetëm Allahut me mirësinë e të cilit përfundohen punët e mira.
Përgatit Abdurrahim Balla
teuhidi.com
--------------------------------------------------------------------------------
[1] http://aljazeeratalk.net/forum/shoëthread.php?t=167522
[2] Shih librin : "Kitab et-teuhid" f 57-60 Salih El Feuzan.
[3] Ka për qëllim me fjalën fanatizëm, qëndrimin strikt pas një ideje ose personi ose grupi për shkak të të cilit ai i do njerëzit dhe i urren dhe për shkak të të cilit ai sakrifikon, pa vënë re a është e lejuar kjo në fenë Islame apo jo. Krahasoje këtë me realitetin të shohësh çudira tek një pjesë e atyre që i thonë veteve të tyre muslimanë.
Home Unlabelled Dispozita në lidhje me anëtarësimin në partitë mohuese dhe laike
Dispozita në lidhje me anëtarësimin në partitë mohuese dhe laike
By te mesojme islamin At 12:13 PM 0
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)