A eshte musliman ky person?

Pyetje:
Kemi dëgjuar disa kur thonë se: ai i cili e shqipton shehadetin është musliman, dhe do ti shpëtojë ata nga zjarri, edhe nëse nuk vepron asgjë nga veprat e detyrueshme, sikurse: namazi, agjërimi, zekati, haxhi, etj, dhe argumentohen me disa argumente, sikurse hadithi i Hudhejfes r.a ku në të përmendet se disa njerëz në kohën e fundit do të thonë shahadetin, dhe kjo do t’i shpëtojnë ata nga zjarri, edhe pse nuk falen, nuk agjerojnë dhe nuk kryejnë asgjë prej veprave të detyrueshme.

Cila është përgjigjja e ehli sunetit rreth kesaj?

Përgjigje:

Përsa i përket asaj që thuhet se nëse dikush e shqipton shahadetin është musliman dhe do t’i shpëtojë ata nga zjarri, kjo është në kundërshtim të qartë me Kur’anin, sunetin, dhe Ixhmain e të gjithë dijetarëve të ehli Sunetit. Për më tepër kjo është nga akidja e murxhive, pasiqë nga akidja e ehli sunetit është se: Imani është: ‘Fjalë dhe vepër.’ Ose ndryshe: shqiptimi me fjalë, besimi me zemër dhe praktikë, ose zbatimi me gjymtyrë. Gjithashtu ai shtohet dhe pakësohet. Këto janë gjëra pa të cilat shahadeti nuk është i dobishëm, e kjo në kundërshtim me murxhiet, ata thonë se njeriu është musliman, dhe do të futet në xhenet, vetëm me shqiptimin e shahadetit, edhe nëse nuk zbaton asgjë nga veprat e detyrueshme.
Dhe mos u çudisni nga ata të cilat thonë se tek ne imani është: 'fjalë dhe vepër'. Sepse e gjitha kjo është në teori, sepse nëse do ti pyesësh se dikush e shqipton shahadetin mirëpo i ka lënë të gjitha veprat e detyrueshme, do të thonë se ai është musliman. E kjo është akidja e murxhiave të kohës.

E për shkak se ne i jemi përgjigjur shumë herë këtyre dyshimeve, preferoj që të përmend këtu vetëm një fetva të shejhul islam Ibn Tejmijes, në të ka përmendur ixhma kur i është përgjigjur këtij dyshimi ku thotë:

“Falenderimi i takon Zotit të Botërave. Kush beson se vetëm shqiptimi i kësaj fjale (shehadetit) nga ana e njeriut, e fut atë në xhenet dhe nuk hynë në zjarr, ai është i humbur(Dal) kundërshtues ndaj Librit (Kur’anit) dhe sunetit dhe Ixhmait të besimtarëve. Ndërkaq e kanë shqiptuar këtë (fjalë) munafikët të cilët janë në shtresën më të fundit të zjarrit, e ata janë shumë, përkundrazi munafikët agjërojnë, kryejnë namazin dhe japin lëmoshë, mirëpo nuk pranohet prej tyre kjo...” pastaj përmendi disa prej argumenteve.
Pra ai i cili e thotë këtë fjalë haptazi është murxhi i humbur, dhe është në kundërshtim me kur’anin, sunetin dhe ixhmain, ndërsa përsa i përket atyre të cilët thonë se imani është fjalë dhe vepër, mirpo e konsiderojnë musliman lënësin e veprave, ky gjithashtu është murxhi prej murxhiave të kohës, akidja e tij në teori pajtohet me ehli sunetin, ndërsa në praktikë pajtohet me murxhiat, mirëpo sidoqoftë kjo nuk e mohon faktin që ky të jetë murxhi.
Ndërsa përsa i përket hadithit që u përmend në pyetje, dhe që janë argumentuar këta njerëz, nuk është prej çudive që këta njerëz t’i keqpërdorin hadithet e Profetit a.s dhe t’i zbresin jo në vendin e duhur, e kjo vetëm për të mbrojtur akiden e tyre të kotë.

Mirëpo shkurtimisht në një fjalë si pergjigje ndaj tyre themi:

Ky hadith ka të bëjë me kohën e fundit, kohë në të cilën nuk do të ketë Ku’an sepse është ngritur në qiell në këtë kohë, e kështu për shkak se Kur’ani është ngritur, gjithashtu suneti i Profetit nuk gjindet, këta njerëz nuk do të dinë asgjë prej veprave të detyrueshme, sikurse namazi, agjërimi e tj, e as që do ta dinë formën e namazit dhe asnjë prej detyrave të tjera, e si pasoj do ti bëjë dobi dëshmija nëse nuk kanë adhuruar zotëra të tjerë pos Allahut xh.sh, e këtu nuk ka aspak paqartësi, edhe ne pajtohemi me këtë se në këtë kohë dëshmia bën dobi, pasi që këta njerëz edhe nëse duan të marin dije apo ti dinë ato që kërkon feja nuk dotë kenë mundësi, mirëpo ta zbresësh këtë hadith në këtë kohë, ku në të Kur’ani është prezent, gjithashtu suneti i Profetit është midis duarve të njerëzve gjithashtu dijetarët dhe njerëzit e dijes janë të shumtë në të gjitha vendet, dhe ti krahasosh këta njerëz në këtë kohë me njerëzit e kohës së fundit, kjo pa diskutim është një mashtrim i madh, dhe abuzim me argumentet e fesë.

Dhe së fundi Allahu e din më së miri.
U pergjigj: Abdurrahman Osmani. (Kajro-30/07/2012).
Burimi: Akidja Islame
Publikon: Teuhid.NET

Post a Comment