Si qëndron puna me ata që thonë se: shqiptimi i dy dëshmive është i mjaftueshëm për të hyrë në xhenet dhe për largim nga zjarri, edhe nëse nuk vepron asgjë nga obligimet fetare?

Pyetja:

Si qëndron puna me ata që thonë se: shqiptimi i dy dëshmive është i mjaftueshëm për të hyrë në xhenet dhe për largim nga zjarri, edhe nëse nuk vepron asgjë nga obligimet fetare?

Përgjigja:

Shejhul islam Ibn Tejmije në mexhmu el Fataua ka thënë:

“Kush thotë se: çdokush i cili i thotë dy dëshmitë dhe nuk i kryen obligimet (fetare) dhe nuk largohet nga haramet, do të hyjë në xhenet, dhe nuk dënohet askush prej tyre (që shqiptojnë dy dëshmitë) me zjarr, ai është qafir i dalë nga Feja, dhe është detyrë për të që të pendohet, e nëse pendohet mirë, nëse jo, vritet.” Marrë nga: “Mexhu el Fetaua” vëll, 35, fq, 105. (botimi: Alimul Kutub, Rrijad).
E kjo nuk është thënie vetëm e shejhul islamit, por edhe e shumë të tjerëve prej selefëve. Imam el-Humejdi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Më kanë lajmëruar se disa njerëz thonë: ‘Kush pranon namazin, zekatin, agjërimin, haxhin, mirëpo nuk bën asnjërën prej këtyre derisa të vdesë, apo falet duke ia kthyer shpinën kibles derisa të vdesë, është besimtar derisa nuk mohon.’ E unë them: (d.m.th. imam el humejdi) se kjo është kufër i qartë dhe bie ndesh me librin e Allahut, sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ueselem), dhe veprën e muslimanëve.” (transmeton El Hilali në Es-Suneh, 3/586).

Këtë thënie prej tij e ka përmendur gjithashtu edhe Shejhul Islam Ibn Tejmije, pastaj ka përmendur ajetin Kur’anor ku thuhet:

“Nuk janë urdhëruar për pos ta adhurojnë Allahun, të sinqertë në fe”.

Pastaj shejhul islam thotë: “Hanbeliu thotë: Dëgjova Ebu Abdullah Ahmed ibn Hanbelin duke thënë: Kush thotë kështu (pra se kush i pranon obligimet dhe nuk bën asnjë prej tyre është musliman) bën kufër në Allahun, ka mohuar urdhrin e Tij dhe atë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Tij.” (shih: ‘Fetaua’ vëll, 7, fq, 209).

Përktheu: Abdurrahman OSMANI
Publikon: Teuhid.NET

Post a Comment