A konsiderohet në rradhët e muslimanëve çdokush që e shqipton shehadetin dhe falët pastaj bën vepra që e kundërshtojnë këtë fjalë (shehadetin)?

Cili është kufiri ndarës mes mosbesimit dhe Islamit? 

Dhe A konsiderohet në rradhët e muslimanëve çdokush që e shqipton shehadetin dhe falët pastaj bën vepra që e kundërshtojnë këtë fjalë (shehadetin)?

Përgjigja:

Elhamdulilah, falënderimet qofshin vetëm për All-llahun. Ndërsa salavat dhe selam mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjën e tij dhe mbi shokët e tij.

Kufiri që e ndan Islamin nga mosbesimi është shqiptimi i shehadetit me dëlirësi dhe sinqeritet dhe të punuarit me këtë fjalë. E kush i realizon parimet e kësaj fjalë ai është musliman, besimtar. Ndërsa kush bën hipokrizi dhe nuk ka sinqeritet ndaj kësaj fjale nuk është musliman. Gjithashtu, edhe ai i cili e shqipton këtë fjalë pastaj bën vepra të shirkut, që janë në kundërshtim me këtë fjalë, p.sh.: Ai i cili kërkon ndihmë nga të vdekurit kur është në telashe apo kur është në rehati, ai i cili u jep përparësi ligjëve të vënë nga njerëzit para Ligjëve të All-llahut të Lartë, të cilat i ka zbritur, apo ai i cili tallët me Kur'anin apo diçka nga sunneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], këta të gjithë janë qafira-pabesimtarë, edhe nëse e shqiptojnë shehadetin, apo falin namaz e agjërojnë.

Kaq, nga All-llahu është suksesi. E lusim All-llahun që të dërgojë salavate dhe selame mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjën e tij dhe mbi shokët e tij."

Komisioni i Përhershëm për Studime Islame dhe Fetva
Kryetar: Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz
Zëvëndeskryetar: Abdurrezak Afifi
Anëtar: Abdullah bin Gadjan 

Post a Comment