Pjesa e tretë: Bindja ndaj atyre që e zëvendësojnë sheriatin e
Allahut, duke e ditur se e kanë kundërshtuar sheriatin dhe
gjykimin e Tij
Në këtë çështje kanë devijuar shumë njerëz. Për këtë shkak vërehet
se titulli ka ardhur i gjatë në mënyrë që të përcaktohet situata të
cilën e synojmë në këtë lloj të gjykimit. Ky është një nga llojet e
gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe kufër i madh i cili të
nxjerrë nga feja. Kjo mesele u bë e qartë kur kemi folur tek fjala e
Allahut të Madhëruar: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër
jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe
Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut,…”
(Teube:31). Pastaj edhe hadithi i Adij ibn Hatimit dhe mendimin
Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë) rreth ajetit dhe këtij hadithi. Për
shkak të rëndësisë se madhe që ka kjo mesele, këtu do t‟i kthehemi
asaj që ka thënë Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë). Thotë Ibn
Tejmije (Allahu e mëshiroftë): “Këta që i kanë marrë prifterinjët
dhe murgjët e tyre për zota, duke iu bindur në lejimin e asaj që e
ka ndaluar Allahu dhe ndalimin e asaj që e ka lejuar Allahu, ishin
dy forma:
E para: Që ta kuptojnë se i kanë zëvendësuar ligjet e Allahut dhe i
pasojnë në atë zëvendësim, duke e besuar lejimin e asaj që Allahu
e ka ndaluar dhe ndalimin e asaj që Allahu e ka lejuar. Prandaj,
duke i pasuar prijësat e tyre dhe duke e ditur se e kanë ndryshuar
fenë e pejgambëreve- ata bënë kufër. Allahu dhe i dërguari i tij
kësaj i kanë thënë shirk.
E dyta: Që të jetë besimi dhe bindja e tyre në konsiderimin e
hallallit-hallall dhe haramit-haram ( e vërtetuar), mirëpo iu binden
në mëkat ndaj Allahut. Ashtu siç i vepron muslimani mëkatët e
mëdha për të cilat beson se janë mëkate; këta e marrin të njëjtin
gjykim. Pra, janë mëkatarë të mëdhenj.
Duke u nisur nga kjo, pasuesit e pushtetarëve që gjykojnë me
atë qe nuk e ka zbritur Allahu nuk bëjnë kufër përveç se me
kushte. Me kryesoret janë:
1. Që ta dinë se udhëheqësit të cilët gjykojnë me atë që nuk e ka
zbritur Allahu janë zëvendësues dhe ndryshues të sheriatit të
Allahut. Kështu që këta i pasojnë në këtë zëvendësim dhe
ndryshim.
2. Shfaqja e asaj që tregon pranimin dhe pajtimin me ta, me çrast i
bashkëshoqërojnë në pasim ligjëvenësit (parlamentarët), krahas
Allahut- në besimin e ndalimit të hallallit dhe lejimin e haramit.
Këtu nuk thuhet se gjykimi i tyre është i ngjajshëm me atë që nuk
gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu, duke e vendosur si ligj të
përgjithshëm, sepse i gjykuari ka mundësi që iu është bindur për
shkak të epshit. Kështu që ai hynë në grupin e mëkatarëve, ose nga
injoranca, duke menduar se ajo që e kanë vendosur ata është prej
gjykimit të Allahut, ose është i imponuar. Meqenëse këto gjëra
janë të mundshme, themi që patjetër duhet të kemi argument të
prerë sepse esenca të muslimanët në përgjithësi është Islami. Andaj
nuk dalin nga Islami përveçse me kryerjen e një negacioni
(anuluesi) të qartë, për të cilin janë plotësuar kushtet dhe larguar
pengesat. Për me tepër sqarim në këtë mesele, gjithmonë duke u
frikësuar që dikush të mos të bie në gabim, po e sjellim fetvanë
(përgjigjën)e shejh Uthejminit (Allahu e mëshiroftë) për këtë
mesele( çështje): Është pyetur: Cili është gjykimi për pasuesit e
dijetarëve dhe udhëheqësve në lejimin e asaj që e ka ndaluar Allahu
dhe anasjelltas?
U përgjigj: “Pasimi i dijetarëve ose i udhëheqësve në lejimin e asaj
që e ka ndaluar Allahu dhe anasjelltas është tri lloje:
Lloji i parë: Që t‟i pasojnë në atë duke qenë të kënaqur (pajtuar)
me fjalët e tyre, duke i dhënë përparësi atyre dhe duke e urrejtur
gjykimin e Allahut. Ky njeri është kafir, sepse e ka urrejtur atë që e
ka zbritur Allahu, ndërsa urrejtja e asaj që e ka zbritur Allahu është
kufër. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Këtë për shkak se
ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk
veprat”. (Muhammed:9). Veprat nuk asgjesohen përveçse me
kufër, dhe kushdo që e urren atë që e ka zbritur Allahu- ai është
kafir.
Lloji i dytë: Që t‟i ndjekin (pasojnë) në atë duke qenë të kënaqur
me gjykimin e Allahut dhe duke e ditur se gjykimi i Allahut është
me i miri, më i përshtatshmi për njerëzit dhe shtetet. Mirëpo, për
shkak të epshit i pason ata. Ky nuk bën kufër, por është fasik
(mëkatar i madh). Nëse thuhet, pse nuk bën kufër? Përgjigjja: Sepse
ky njeri nuk e ka refuzuar gjykimin e Allahut, bile është i pajtuar
dhe i kënaqur me të, mirëpo për shkak të epshit e ka kundërshtuar.
Ky është i njejtë sikurse mëkatarët e tjerë.
Lloji i tretë: Që t‟i ndjek (pason) ata duke qenë injorant dhe duke
menduar se ai është gjykimi i Allahut . Ky lloj ndahet në dy pjesë:
Pjesa e parë: Që t‟i mundësohet ta mëson të vërtetën (hakun),
mirëpo është neglizhent ose përtac. Ky është mëkatar, sepse Allahu
ka urdhëruar që të pyeten dijetarët, kur nuk ke dituri.
Pjesa e dytë: Që të jetë xhahil (injorant) dhe nuk ka mundësi që ta
mëson hakun (të vërtetën). Kështu që i ndjek ata me qëllim imitimi
dhe mendon se kjo është e vërteta. Në këtë situatë ky njeri nuk bën
mëkat, sepse e ka bërë atë që kishte mundësi. Prandaj është i
arsyetuar…”
156
. Këto janë shkurtimisht tri llojet e gjykimit që hynë në kufrin e madh, për atë që nuk gjykon me atë që nuk e ka zbritur
Allahu:
Lloji i parë: Ai lloj që ka të bëjë me akide: Si p.sh. mohimi, lejimi
i të ndaluarës, ndalimi i të lejuarës, ose bindja në lejimin e të
ndalurës e të ngjajshme. (Në këtë hyn disa lloje).
Lloji i dytë: Legjislacioni i cili është në kundërshtim me sheriatin e
Allahut (Gjykimi me ligjet e fabrikuara). (Në këtë hynë disa lloje)
Lloji i tretë: Bindja ndaj atyre që e zëvendësojnë/ndryshojnë ligjet
e Allahut, duke e ditur se e kanë kundërshtuar sheriatin e Allahut.
(Në këtë hynë vetëm një lloj).
156Mexhmua el themin: 2/129-130

Vazhdon Tema e katërt: Kur është kufër i vogël (kufër nën kufër) ?