Tema e katërt: Kur është kufër i vogël (kufër nën kufër) ?

Tema e katërt: Kur është kufër i vogël (kufër nën kufër) ?

Është transmetuar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) se ka thënë për ajetin e surës Maide: “Është kufër i vogël dhe nuk është kufër sikurse mohimi i Allahut dhe ditës së fundit. Nuk është sikurse kufri për të cilin ata kujtojnë”. Transmetimet e këtyre fjalëve i kemi sqaruar më herët. Do të vie në temën tjetër diskutimi për atë që disa u argumentuan me fjalën e Ibn Abasit (radiAllahu anhuma), duke thënë se është fjalë e përgjithsshme për secilin i cili gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu, përderisa nuk e lejon atë”. E kemi treguar më herët se në këtë situatë duhet sqarim. Ka prej gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu- që është kufër i madh dhe ka që është kufër i vogël. Këtë e kemi shpjeguar në temën e tretë. Poashtu i kemi treguar edhe situatat se kur është kufër i madh. Këtu do të shpjegojmë ajo që lidhet me kufrin e vogël për atë që nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu i Madhëruar. Prej asaj që e treguam nga fjalët Ibn Tejmijes, Shinkitit, Ibn Uthejminit dhe të tjerëve (Allahu i mëshiroftë) bëhët e qartë (për të cilën nuk ka kurrfarë mospajtimi) se ka situata ku gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu është kufër i vogël. Për ta sqaruar këtë çështje mjaftohemi duke e cekur tekstin e njërit nga dijetarët, pastaj e pasojmë atë me sqarimin e kushteve dhe duke i treguar rregullat e kësaj situate.

Thotë Shejh Muhammed Ibn Ibrahim (Allahu e mëshiroftë):“Sa i përket llojit të dytë prej llojeve të kufrit, ndaj atij që nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, e i cili nuk të nxjerrë nga feja, është treguar komenti i Ibn Abasit (radiAllahu anhuma) për fjalën e Allahut: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë kafira…”, se ajo përfshin atë lloj të gjykimit që u përmend në fjalët e tij, radiAllahu anhuma, për ajetin “Kufer dune kufer-kufër i vogël”. Gjithashtu dhe fjalën e tij: “Nuk është kufri për të cilin ata kujtojnë. Pra, ky kufër me fjalët e Ibn Abasit (radiAllahu anhuma)është për qëllim kur lakmia e tij anon që të gjykon për një çështje me atë që nuk e ka zbritur Allahu, duke u bindur se gjykimi i Allahut dhe i të dërguarit është hak (i vërtetë) dhe duke e pranuar në vetën e tij se është duke gabuar dhe se është larguar nga udhëzimi “. Edhe pse këtë njeri ky kufër nuk e nxjerrë nga feja, prapë se prapë ky mëkat është prej mëkatëve të mëdha, si prostuticioni, pirja e alkoolit, vjedhja, betimi i rrejshëm etj.157 . Duke u bazuar në fjalët e dijetarëve dhe shikimit të argumenteve, bëhet e qartë se për të qenë kufër i vogël gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu, duhet plotësuar kushtet e mëposhtme:

1. Të jetë qeveri me ligje islame dhe baza e gjykimit të ndërtohet mbi librin e Allahut dhe sunetin e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Pastaj sunduesi ose gjykatësi ta njeh dhe ta pranoj, pa mohuar dhe pa e përgënjështruar.

2. Që kjo të bëhet në gjendjen konkrete dhe jo në gjëra të përgjithshme që u janë të imponuara dhe të detyrueshme për të gjithë njerëzit, në mënyrë që të bëhet një ligj i përgjithshëm.

Thotë shpjeguesi i librit “Tahavije” Ibn Iz El-Hanefiu (Allahu e mëshiroftë): “Ai (gjykatësi) nëse beson se gjykimi me atë që e ka zbritur Allahu nuk është obligim, ose beson se ai ka liri zgjedhjeje në atë gjykim dhe anashkalon atë duke qenë i bindur se ky është gjykimi i Allahut- bën kufër të madh. Mirëpo nëse beson në obligueshmerinë e gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu, mirëpo largohet prej tij duke e ditur se e meriton dënimin- ky është mëkatar dhe emërtohet kafir me kufër alegorik, ose kufër i vogël…”

3. Që ta pranon se gjykimi i Allahut është i vërtetë dhe nuk i lejohet të gjykoj me ligj tjetër përveq ligjeve të Allahut. Kështu që me lënien e gjykimit të Allahut në atë gjendje konkrete të pranoj se është i pandërgjegjshëm dhe se ka bërë mëkat. E sikur të besonte që ai gjykim i tij është i lejuar (për shkak të mos gjykimit të sheriatit në atë gjendje), atëherë nuk është mëkatar, sepse kufri i tij nuk do të ishte më kufër i vogël.

157.Tahkimul kavanin
158.Sherh Et-Tahavije fq. 363-364

Dr.Abddurrahman ibn Salih Mahmud