Home Unlabelled Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) dhe fjala e tij “kufër i vogël” (Kufer dune kufer)
Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) dhe fjala e tij “kufër i vogël” (Kufer dune kufer)
By te mesojme islamin At 10:41 AM 0
Tema e pestë: Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) dhe fjala e tij “kufër i vogël” (Kufer dune kufer)
U argumentuan ata që menduan se gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu- nuk bën kufër në përgjithësi, përveçse nëse e lejon me zemër, siç është transmetuar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) në ajetin e Maides kur tha: “Është kufër i vogël dhe nuk është sikurse kufri i atij që e ka mohuar Allahun, engjujt dhe ditën e fundit”. Ata thanë: “Kjo argumenton se t‟i thuash dikujt tjetër kafir përveç lejuesit (mustehilit) është mendim i havarixhëve. Është transmetuar nga Ebi Mexhlez (Allahu e mëshiroftë): “Lahik ibn Humejd dialogoi me një grup prej ibadive (sekt i havarixhëve) rreth sunduesve të kohës së tyre dhe zbritjës së ajetit: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë kafira…”. Ibaditë pretenduan për udhëheqësit e kohës së tyre se kanë rënë në kufër të madh, prandaj Ebi Mexhlez (Allahu e mëshiroftë) nuk u pajtua me ta dhe tregoi se ata janë vetëm mëkatarë dhe jo kafira (sepse ata nuk e kishin ndryshuar/zëvendësuar sheriatin e Allahut, ngase një gjë fillimisht ka ngjarë në kohën e tatarëve). Prandaj meditoje këtë!
Do t‟i tregojmë dy transmetimet e Taberiut (Allahu e mëshiroftë) për tregimin e Ebi Mexhlezit (Allahu e mëshiroftë) me ibaditë, e pastaj do ta shqyrtojmë temën në detaje:
Debati i Ebi Mexhlezit (Allahu e mëshiroftë) me ibaditë dhe shqyrtimi i saj në detaje: Transmeton Taberiu (Allahu e mëshiroftë) nga Imran Ibn Hudejr që ka thënë:
“I erdhën Eba Mexhlezit (Allahu e mëshiroftë) disa njerëz prej bijëve të Amër Ibn Sedus dhe i thanë: “O Eba Mexhlez, a e ke lexuar fjalën e Allahut “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë kafira…” A është hak (e vërtetë)? Tha: “Po”.Thanë: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë të padrejtë…”(Maide:47) A është e vërtetë? Tha: Po.Thanë: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mëkatarë…” A është e vërtetë ? Tha: Po.Thanë: O Eba Mexhlez a gjykojnë këta me atë që e ka zbritur Allahu? Tha: Ajo është feja e tyre me të cilën e adhurojnë Allahun, me të flasin dhe në të thirrin; nëse ata lënë diçka prej saj e kuptojnë se me këtë kanë bërë mëkat. I thanë:Jo, pasha Allahun, mirëpo ti po bën përçarje. Iu Tha: “Ju jeni nismetarët dhe përhapësit e kësaj përçarje. Unë nuk jam i atij mendimi, mirëpo ju mendoni kështu dhe nuk turpëroheni. Këto ajete kanu zbritur për çifutët, krishterët, mushrikët dhe të ngjashmit si ta”. Kurse në një transmetim tjetër nga Imran Ibn Hudejr thuhet: “U ulën tek Eba Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) një grup prej ibadive: E pyetën: Allahu thotë: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë të kafira” , “ata janë të padrejtë” , “ata janë mëkatarë…” Tha Ebu Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë): Ata veprojnë atë që e veprojnë (d.m.th sunduesit) dhe e dinë se kjo është mëkat. (Tha) Mirëpo ato (ajete) u zbritën për çifutët dhe të krishterët. Ata thanë: Pasha Allahun ti e kupton atë që ne e kuptojmë, mirëpo frikësosheh prej tyre (sunduesve). Iu tha: Ju frikësoheni nga ta me shumë sesa ne. Thanë (ibaditë) : “Ne nuk e dimë atë që ju e dini, mirëpo frika prej tyre ju pengon që të ecni në atë mendim“. 159
Shkurtimisht ajo që e ka përmendur shejh Mahmud Shakir (Allahu e mëshiroftë) në kundërpërgjigjën ndaj atyre që u argumentuan me këto dy transmetime është siç vijon:
1. Ibn Humejd (Allahu e mëshiroftë) është tabiin i besueshëm; e donte Aliun (radiAllahu anhu), rrjedhë nga fisi Shejbanij-Sedusij. Populli i tij (benu shejbanët) ishin prej grupit të Aliut (radiAllahu anhuma) në luftën e devës dhe Sifinit. Kur u shfaqën havarixhët, një grup prej tyre ishte nga beni shejbanët dhe grupi tjetër prej beni sedusëve. Prej tyre kishte që ishin prej pasuesve të Abdullah ibn Ibadit (themeluesit të grupit të ibadive prej havarixhëve). Këta mendonin se Aliu (radiAllahu anhu) ishte kafir dhe mendonin se Aliu (radiAllahu anhu) nuk ka gjykoi me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë kur i zgjodhi dy burra për gjykim. Gjithashtu ibaditë (havarixhët) mendojnë se ai që e kryen një mëkat të madh është kafir. Pra, bën kufër të mirësisë, mirëpo në botën tjetër do të jetë përgjithmonë në zjarr. Shkurtimisht: Ibaditë dëshiruan ta detyrojnë Eba Mexhlezin (Allahu e mëshiroftë) që t‟i shpallë kafira udhëheqësit, të cilët ishin nën udhëheqjen e sulltanit, e që ndoshta i kishin vepruar disa mëkate. Për këtë shkak në dialogun e parë ai ju tha: “Nëse ata lënë diçka prej saj e kuptojnë se me këtë kanë bërë mëkat”. Në dialogun e dytë ju tha: “Atë që ata e veprojnë, e dinë se kanë bërë mëkat”.Ai, Allahu e mëshiroftë, thotë: Pra, pyetja e tyre nuk ishte për atë me të cilat argumentohen ithtarët e bidatit në kohën tone; prej gjykimit në çështjet e pasurisë, nderit dhe gjakut me anë të kanunit, i cili është në kundërshtim me Islamin, e as me nxjerrjen këtij kanuni, i cili i obligon muslimanët për t`u gjykuar me ligje të tjera jashtë ligjit të Allahut dhe sunetit të pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Ky veprim (i bashkëkohorëve) është shmangie dhe largim nga ligji i Allahut dhe mos dashje e fesë së Tij. Kjo është dhënie përparësi ligjit të jobesimtarëve para ligjit të Allahut. Kjo është kufër për të cilën nuk dyshon asnjëri nga ithtarët e Kiblës…”160
2. Nuk ka ndodhur që gjatë historisë së Islamit, ku në këtë hynë edhe koha e Eba Mexhlezit ( koha e beni umejëve), që sunduesi ta vendos një ligj dhe ta bën nen që të pasohet dhe të gjykohet me të. Mirëpo ajo që ndodhi nga këta prijësa ishin mëkatët, zullumi,padrejtësia, e të cilat nuk ishin kufër i madh. Edhe nëse ka ndodhur diçka prej gjykimit me ligj tjetër pos ligjit të Allahut, ato kanë qenë situata të caktuara. Nëse këto vepra bëhen nga xhahili, atëherë e merr gjykimin e xhahilit në fe, me arsye të sheriatike. Rast tjetër është kur gjykon me epsh dhe mëkat. Ky është mëkat që kërkon pendim; nëse e pranon gjykimin e Allahut se ai është i vërtetë. Rast tjetër është gjykimi me teuvil (keqinterpretim), duke i kundërshtuar dijetarët. Atëherë gjykimi mbi këtë është gjykimi me teuil (keqinterpretim). Ky është thelbi i dialogut ndërmjet Eba Mixhlezit dhe ibadive: Veprime, zullum, padrejtësi në çështje të caktuara. Kurse të themi se ka ndodhur në kohën e Ebu Mexhlezit (Allahu e mëshiroftë), para ose pas tij, që një gjykatës të gjykon në një çështje duke e mohuar gjykimin e Allahut ose duke i dhënë përparësi gjykimit të kufarëve para gjykimit të muslimanëve- kjo nuk ka ndodhur asnjëherë (gjërë në kohën e tatarëve). Prandaj, nuk kuptohet në këtë kontekst fjala e Eba Mixhlezit (Allahu e mëshiroftë) me ibaditë. 161 Dëshiroj të shtoj atë që e ka cekur shejh Mahmud Shakir (Allahu e mëshiroftë) rreth debatit të Ebu Mexhlezit me ibaditë:
3. Ai që e shfleton biografinë e Eba Mexhlezit (Allahu e mëshiroftë) do t‟i bëhën të qarta këto gjëra:
a) Kujdesii tij për havarixhët, ngase ky është transmetuesi i ndodhisë së tyre me Aliun (radiAllahu anhu) dhe transmetuesi i ndodhisë të tij. Ai i ndaloi shokët e tij që t‟i sulmojnë havarixhët, përderisa të mos shpikin ndonjë risi. Pastaj ata (havarixhët) kaluan para Abdullah ibn Habab dhe e mbytën bashkë me robereshën e tij. Kjo ndodhi është e vërtetuar dhe e njohur.162
b) Eba Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) herë pas here mori edhe rolin e prijësit. E kanë cekur dijetarët që kanë folur për biografinë e tij se ai ka shkuar në Horosan se bashku me Kutejbe ibn Muslim ElBahilij. Bile e ka potencuar Ibn Asakiri se banorët e Mervit kanë shkuar tek Eba Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) dhe ia kanë besuar udhëheqjen derisa ka ardhur Veki ibn Ebi Esved. Poashtu Asakiri ka transmetuar se ai ka hipur së bashku me Kutejbe ibn Muslim në shkalcin e tij dhe e madhëronin Allahun nga 12 mijë herë.163
Eba Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) ishte i besushëm; u fliste shokëve për fikh dhe sunet, edhe pse kishte lidhje me disa prijësa. 164
Transmetohet se Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk jam ulur tek dera e prijësit asnjëherë, nuk kam shkuar tek ai derisa ai të dërgonte të dërguarin e tij tek unë”.165
Kështu që është e natyrshme që të shkon të ibaditë dhe të dialogon me ta, meqë ata konsideronin se ushtria e sundimtarit (duke përfshirë edhe prijësat) janë ushtri e shirkut. Kurse ai do t`ju përgjigjet atyre me të vërtetën , sipas Ehlli Sunetit dhe xhematit. Kjo është ajo që ka thënë Eba Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë), siç e transmeton Taberiu (Allahu e mëshiroftë) në tefsir”.
c) Ebu Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) kishte lidhje me Omer ibn Abdul Azizin (radiAllahu anhu). Transmetohet nga Omer ibn Abdul Azizi (radiAlahu anhu) që ka thënë: “Dëshiroj të di për Horosanin, ma gjeni një burrë të sinqertë. I thanë: “Kërkoje Ebu Mexhlezin. Ai e kërkoi dhe e pyeti për Horosanin. 166
Omer ibn Abdul Azizi (radiAlahu anhu) kishte debate me havarixhët e kohës së tij; debatoi me ta dhe ua ngriti argumentin. Në përgjithësi ata (havarixhët) ishin të pajtimit me të. Pra, nëse Eba Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) është i besushëm për Omer ibn Abdul Azizin (radiAlahu anhu) është e rrugës që të ketë debate me havarixhët.
4. I përmendëm më herët fjalët e shejh Mahmud Shakirit (Allahu e mëshiroftë), mirëpo dëshiroj t‟i përmendi edhe disa gjëra:
Ibaditë e akuzojnë Othmanin dhe Aliun (radiAllau anhuma) (këta dy halife të drejtë) për mosgjykim me ligj të Allahut. Nga kjo i shpallën edhe kafira. Do t‟i bartim disa nga bindjet e ibadive, nga shkresa të cilën Abdullah ibn Ibadi ia dërgoi halifës se Emevive, Abdul Melik ibn Mervanit, dhe nga disa prej librave të ibadive, ku ata mburren me to dhe qëdrimin e Ibn Ibadit, respektivisht heroizmin e tij në to:
Thotë Ibn Ibadi, pasi e përmend armiqësinë ndaj Othmanit (radiAlahu anhu) dhe akuzimit të tij për dinakëri: “Nga veprimtaria e Othmanit (radiAlahu anhu) kuptohet se ai nuk gjykonte me atë që e ka zbritur Allahu, duke e kundërshtuar të dërguarin e tij dhe rrugën dy shokëve të tij, Ebu Bekrit dhe Omerit (radiAlahu anhuma). Thotë Allahu i Madhëruar: “Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehnem. Përfundim i keq është ai”. (Nisa1:15)
“E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë të kafira” , “ ata janë të padrejtë” , “ata janë mekatarë” Pastaj thotë (Ibadi): “Këto dhe të ngjajshmet me të, prej tregimit të Othmanit (radiAlahu anhu), janë ato që i kanë përçarë muslimanët. Edhe ne e kundërshtojmë atë. Ata e akuzuan Othmanin (radiAlahu anhu), edhe ne e akuzojmë atë...” (pasi foli për Othmanin filloi për Aliun), dhe duke e akuzuar tha: “Unë e besoj se shenjë e kufrit të këtij umeti është lënia e gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu dhe gjykimi me atë që nuk e ka zbritur. Me këtë mendim pretendonte se Aliu (radiAllahu anhu) nuk ka gjykuar me gjykimin e Allahut.
Pastaj, Ibn Ibadi për havarixhët e hershëm tha: “Ata janë shokët e Othmanit (radiAlahu anhu), të cilët e mohuan atë që e kishte shpikur prej bidatëve dhe e braktisën atë kur e la gjykimin e Allahut. Ata janë shokët e Talhas dhe Zubejrit, atë ditë kur nuk ia dhanë besën. Ata janë shokët e Muavijut, atëherë kur ai e teproi. Janë shokët e Aliut (radiAlahu anhu), atëherë kur ai e zëvendësoi gjykimin e Allahut. Ata u distancuan nga të gjithë këta. Ky është tregimi i havarixhëve; dëshmon Allahu dhe engjujt se unë jam prej atyre; se ai që i armiqëson ata, Othmanin dhe Aliun (radiAlahu anhuma), është prej miqëve tonë dhe ai që i miqëson është prej armiqëve tonë. Pastaj tha: Sa i përket hoxhollarëve (dijetarëve) të devijuar; janë ata që nuk gjykojnë me atë që e ka zbritur Allahu, ndajnë pasurinë me atë që nuk e ka ndarë Allahu dhe e pasojnë epshin e tyre, duke mos e pasuar rrugën e Allahut. Këtu mbarojnë fjalët e Ibn Ibadit.
Ky është Ibn Ibadi, i cili i akuzon sahabët e mëdhenj, e në veçanti udhëheqësit e drejtë (halifetu Rashid), Othman ibn Afani dhe Ali ibn Ebi Talibin (radiAlahu anhuma), kinse ata nuk kanë gjykuar me ligjin e Allahut. Dhe se sipas tij ata janë kafira edhe me ajet kuranor. A thua vallë cili është qëndrimi i ibadive për ata që kanë ardhur pas sahabëve, si Muaviu dhe halifët e tjerë prej "benu umejve" ? S`ka pikë dyshimi se për ibaditë këta janë në kufër më të madh sesa të parët. Pra, metedologjia e ibadive është e qartë në këtë çështje; zullumin dhe mëkatët i konsiderojnë kufër, bile edhe atë që nuk llogaritet zullum dhe mëkat, siç ishte vepra e Othmanit dhe Aliut (radiAllahu anhuma). Të gjitha këto i konsiderojnë gjykim me atë që s‟e ka zbritur Allahu, dhe ai që nuk gjykon me atë që s‟e ka zbritur Allahu- ai është kafir. Pra, debati i Ebi Mexhlezit (Allahu e mëshiroftë) me ibaditë konsiston në këtë çështje. Ajo që e ka thënë Ebu Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) është hak, kurse ajo që ibaditë deshën ta detyrojnë ishte e kotë. Andaj si ka mundësi kjo ngjarje të bëhët argument për atë që ndodhë në shumicën e vendeve islame, ku refuzohet gjykimi i Allahut dhe gjykohen me ligjet e fabrikuara, duke i detyruar njerëzit me to?
159.Tefsiri i Taberiut 10/347-348 nr id y transmetimeve 12025-12026
160.Tefsiri i Taberiut: 10/347. Hashijetu el muhakkaka
161.Tefsiri i Taberiut : 10/347. Hashijetu el muhakkaka
162.Undhur el Musanef li ibn ebi Shejbe 15/308,323 fq. 19739 dhe fq2.19769
163Undhur el Musanef li ibn ebi Shejbe 15/308,323 fq.19739 dhe fq. 19769
164Vërejtje: Lidhja e tij me prijësit nuk ishte përveçse nga pavarsimi prej tyre dhe ndjenja e krenarisë.
165Tarih dimeshk 18/9
166Undhur Tarih Taberi 6/559/561
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)