1. Ajetin: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë kafira…”- havarixhët e bënë bazë prej bazave të akidës së tyre, duke e shpallur kafir mëkatarin e madh dhe duke thënë se do të jetë përgjithmonë në zjarrin e xhehnemit. Për këtë arsye i gjenë dijetarët kur i kundërshtuan havarixhët në këtë mesele; përmendin se havarixhët në mesin e argumenteve të tyre e kanë përmendur këtë ajet, për ta triumfuar medh‟hebin e tyre. Shembull për këtë: I përmendi Kadi Ebu Ja`la argumentet e havarixhëve dhe mu‟tezilive dhe mendimin e tyre për mëkatarin e madh, dhe tha: “Ata janë argumentuar më shumë gjëra. Janë argumentuar me fjalët e Allahut të Madhëruar: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë të kafira”. Havarixhët thanë se e jashtmja e këtij ajeti na obligon që t‟i shpallim kafira sundimtarët mëkatarë. Pastaj Kadi Ebu Ja`la i kundërshtoi ata, duke thënë se ky ajet është i vaçantë vetëm për çifutët. Ne nuk do të ndalemi në shqyrtimin e përgjigjës se Kadi Ebu Ja`las që ua dha atyre, mirëpo qëllimi i havarixhëve ishte se ky ajet është argument për ne se vepruesi i mëkatit të madh është kafir. Debati i tij me havarixhët ishe i njohur tek halifët dhe prijësve të emevijëve dhe abasive dhe për këtë tregohen ngjarje.
2. Metedologjia e havarixhëve në argumentimin e tyre me këto ajete është metodologji e devijuar. Ka qenë shumë e njohur tek sahabët ngjarja që lidhet me Ibn Abasin (radiAllahu anhuma). Kurse sa i përket të tjerëve: E ka nxjerrë Ibn Vehb nga Bekiri se ai e ka pyetur Nafiun: Cili është mendimi i Ibn Omerit për harurijët (havarixhët)? Tha: Mendon se ata janë njerëzit me të këqinj tek Allahu; ajetet që flasin për jobesimtarët ata i zbritën mbi besimtarët. Kurse sa i përket Seid ibn Xhubejrit (radiAlahu anhu) në këtë çështje ka thënë: “Nga ajo që e ndjekin harurijët është se i morën disa ajete që kanë zbritur për pabesimtarët dhe i zbatuan për besimtarët: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë të kafira…” dhe së bashku me këtë e lexojnë ajetin: “…i barazojnë (idhuj) me Zotin e tyre…” (En`Am:1). Ata (havarixhët) kur e shohin imamin që nuk gjykon me drejtësi, thonë: Bëri kufër, e ai që bën kufër e ka barazuar dikë tjetër me Allahun; bëri shirk, dhe se këta prijësa janë mushrikë (idhujtarë); populli i tyre është jobesimtar. Pastaj u ngriten kundër tyre, sepse ata kështu i interpretojnë ajetet kuranore. Argumentimi i havarixhëve të devijuar si në shembullin e këtyre ajeteve ishte vend i rëndësisë dhe kujdesjes se shumë sahabëve, duke treguar për mendimin e tyre të keq, e në veçanti hadithet e vërteta të transmetuara për nënçmimin e tyre janë të shumta dhe autentike.
3. Sahabët ishin të njohur me idetë e havarixhëve, ngase ata kanë jetuar me ta. Shumica prej tyre (sahabëve) nuk i shpallën kafira, edhe pse kishin bërë çfarë kishin bërë. Thotë Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë): “Sahabët nuk i kanë shpallur kafira havarixhët, nga fakti se ata janë falur pas tyre. Abdullah ibn Omeri (radiAllahu anhu) dhe sahabi të tjerë janë falur pas Nexhde El-Haruriut. Poashtu ju kanë treguar hadithe dhe ju kanë dhënë fetva. Kanë biseduar me ta ashtu siç bashkëbisedon muslimani me muslimanin, siç tregohet se Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) iu është përgjigjur Nexhde ElHaruriut pasi ia kishte dërguar dikë për ta pyetur për disa çështje. Hadithi që flet për këtë është në Buhari, ose siç tregohet se Nafi ibn El-Erezak është përgjigjur për disa mesele të njohura. Poashtu Nafiu ka dialoguar për disa gjëra në Kuran, ashtu siç dialogojnë dy muslimanë…” 167 . Ka thënë i dërguari salAllahu alejhi ue selem për havarixhët: “Ata janë vrasësit me të këqinj nën retë e qiellit. Havarixhët e bën të lejuar gjakun e muslimanëve, mbytjen e tyre dhe fëmijëve, duke i shpallur si kafira”. 168 Prej argumenteve më të qarta me të cilat argumentoheshin havarixhët ishte ajeti i surës Maide për tekfirin e mëkatarëve të mëdhenj. Kështu që përgjigjja e Ibn Abasit (radiAllahu anhuma) dhe fjala e tij në komentin e ajetit të surës Maide nuk duhet të kuptohet larg nga kjo ndodhi.
4. Këtë mesele e bën me të qartë edhe transmetimi se Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) ka thënë: “Nuk është kufri në të cilin ata kujtojnë”. S`ka dyshim se ai me këtë i kishte për qëllim havarixhët. Argument për këtë janë debatet që kishte me ta, të cilat i kanë transmetuar dijetarët e hadithit me zingjirë të saktë. Kjo ka ndodhur pas zgjedhjes së dy gjykatësve prej njerëzve dhe daljës së havarixhëve nga ushtria e Aliut (radiAlahu anhuma), duke e shpallur atë kafir, kinse ai ua ka besuar gjykimin njerëzve, e dihet se gjykimi me atë që s‟e ka zbritur Allahu është kufër. Është transmetuar se Aliu (radiAllahu anhu) hypi në minber në ditën e xhuma; falëndëroi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj ligjëroi duke i përmendur havarixhët dhe duke ua treguar gabimet e tyre; ua sqaroi njerëzve çështjen në të cilën ata e kanë kundërshtuar. Tha: (Ebu Rezini) Kur zbriti nga minberi brohoriten nga skajet e xhamisë (S‟ka gjykim përveçse ai i Allahut), tha (Aliu): Gjykimin e Allahut jam duke e pritur tek ju. Pastaj bëri me shenjë me dorën e tij– për t‟i heshtur ata, derisa i erdhi një njeri me gishta të futur në vesh dhe thoshte: “Nëse i shoqëron Allahut diqka tjetër (në adhurim), me siguri që punët tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit”. (Zumer: 65) 169
Transmetohet se ai ka pasur debate të drejpërdrejta me ta. Ibn Abasin (radiAllahu anhuma) e kishte dërguar tek ta për të dialoguar. Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) shkoi atje; ua demantoi dyshimet e tyre një nga një, derisa u kthyen dhe u bindën shumica prej tyre, kurse disa të tjerë refuzuan. Pas kësaj Aliu (radiAllahu anhu) i luftoi ata. Mjaftojmë duke përmendur diçka prej tregimit të Ibn Abasit (radiAllahu anhuma) me ta, e që lidhet drejtpërdrejtë me temën tonë këtu. Bëhët fjalë për demantin ndaj argumentit të parë të tyre dhe përgjigja e Ibn Abasit (radiAllahu anhuma):
Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) tha: “(pasi shkoi tek havarixhët, tregimi është shumë i gjatë), U thashë: Me tregoni çka ju shtyu që ta urreni aq shumë Aliun (radiAllahu anhu), dhëndrrin dhe djalin e axhës se të dërguarit të Allahut, muhaxhirët dhe ensarët? Thanë: Për tri arsye: U thashë: Cilat janë ato? Thanë: Njëra nga ato është se ai i ka vendosur njerëzit si gjykatësa në ligjin (gjykimin) e Zotit? Kurse Allahu ka thënë:“...gjykimi i takon vetëm Allllahut…”(En`Am:57) “…gjykimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut” (Jusuf:40) “…gjykimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut” (Jusuf:67) U thashë: Kjo është njëra prej tyre…(pastaj tha) U thashë: Nëse unë ju lexoj nga libri i Allahut dhe suneti i të dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, cila është përgjigja juaj? A pajtoheni me këtë? Thanë: Po. U thashë: Sa i përket fjalës suaj: Se Aliu (radiAllahu anhu) i ka zgjedhur njerëzit që të gjykojnë në gjykimin e Allahut, unë ju lexoj juve se Allahu e ka kthyer gjykimin e Tij tek njerëzit për çmimin e ¼ e dirhemit kur është në pyetje lepuri dhe të ngjajshme në gjueti: “O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj…” (Maide:95) Ju betohem në Allahun se gjykimi i njerëzve për çështjen e lepurit dhe të ngjajshme prej gjuetisë janë me të mëdha, apo gjykimi i tyre kur është në pyetje gjaku i tyre dhe përmirësimi i rrethit. Dijeni se po të donte Allahu do ta gjykonte vetë dhe nuk do t`ua linte njerëzve në dorë këtë çështje? Poashtu për gruan dhe burrin e saj, Allahu Fuqiplotë thotë: “Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj” (Nisa:35). Allahu e la që gjykimi i njerëzve të jetë sunet i vazhdueshëm…”170
Ky është argument se Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) në dialogimin me havarixhët dëshironte t`ua bënte të qartë muslimanëve rrezikun dhe dyshimet e tyre, dhe t`ua sqaronte muslimanëve këtë mesele. Ai ua sqaroi gabimin me të cilin havarixhët ishin argumentuar. Argumentimi i havarixhëve me ajetin: “E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë të kafira…” për tekfirin e Aliut (radiAllahu anhu) dhe ata që ishin me të ishte argumentim i kotë. Pra, komenti i Ibn Abasit (radiAllahu anhuma) kur tha "kufër nën kufër" dhe "jo kufri për të cilin ata e kuptojnë" duhet të kuptohet se ai i kishte për qëllim havarixhët, të cilët i shpallnin kafira sundimtarët e padrejtë (zullumqarë). Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) edhe pse kishte lidhje me disa prej tyre, megjithatë sikurse sahabët e tjerë edhe ai e kuptonte rrezikun e tyre për umetin islam. Transmetohet nga Ibn Ebi Shejbe, ky nga Abdullah ibn Jezid, ky nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) se ia kanë përmendur havarixhët, adhurimin dhe mundin e tyre. Tha (Aliu): “Nuk janë më adhurues sesa të krishterët dhe çifutët, mirëpo ata janë të devijuar”.171
5. Pasiqë fjala e Ibn Abasit (radiAllahu anhuma) bartet të qëllimi që kishin havarixhët- që bënin tekfir me çdo mëkat. Fjala e tij: Kufër nën kufër (kufër i vogël) e kishte për qëllim atë që gjykon jo me ligjin e Allahut në një mesele të caktuar. Këtë e kanë kuptuar edhe dijetarët prej tyre, si shejh Ibrahim Muhammed ibn Ibrahim (Allahu e mëshiroftë) dhe të tjerët që i kemi përmendur.
6. Pastaj ajo që ceket në debatin e Eba Mexhlezit (Allahu e mëshiroftë) me ibaditë (havarixhët), e njejta thuhet siç ka thënë edhe Ibn Abasi (radiAllahu anhuma). Kjo duhet kuptuar, ngase havarixhët në kohën e tij i shpallnin kafira sahabët e dalluar, ku prej tyre edhe halifët e drejtë, Allahu qoftë i kënaqur me ta!
Shejh Ahmed Shakir (Allahu e mëshiroftë) pasi i përmendi disa transmetime të Ibn Abasit (radiAllahu anhuma), thotë: “Këto dhe transmetimet tjera të Abdullah ibn Abasit (radiAllahu anhuma) në kohën tonë po i keqperdorin të devijuarit, të cilët po i përshkruhen diturisë dhe po bëhën guximtarë në fenë e Allahut. Këto transmetime po i marrin si justifikim, apo si një çështje e lejuar për të gjykuar me ligjet sekulariste; me këto ligje pagane me të cilat janë goditur muslimanët. Ekziston një ethër nga Eba Mexhlezi (Allahu e mëshiroftë) duke diskutuar me ibaditë havarixhë, rreth asaj që kanë vepruar disa prijësa prej zullumit, ku në raste konkrete kanë gjykuar me atë që e kundërshton sheriatin, duke e pasuar epshin ose nga mos njohja e gjykimit. Nga medh‟hebi i havarixhëve është se vepruesi i mëkatëve të mëdha është kafir. Kështu që në dialogimin me Eba Mexhlezin (Allahu e mëshiroftë) dëshironin që ai të pajtohet me ta, që kjo të jetë arsye që ata të dalin me shpatë kundër sundimtarëve.
Në kohën e Ibn Abasit (radiAllahu anhuma), pavarësisht nëse kjo ka qenë në periudhën e sundimit të Aliut (radiAllahu anhu) apo pas tij, nuk ishte askush i cili mund vetëm të mendoj se muslimanët mund të gjykojnë me diç tjetër pos ligjit të Allahut, ose dikush të vë ligje në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin. Pas këtyre ndodhive dolën havarixhët, të cilët e ndoqën një rrugë të gabuar në kuptimin e teksteve të sheriatit. Më pas Abdullah ibn Abasi (radiAllahu anhuma) sqaroi se ky ajet nuk tregon në atë se çka ata kuptuan, por kjo ka të bëjë me kufrin e vogël.
167Minhaxh Es-suneh 5/247
168Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i hasen (i mirë).
169Musanef ibn Ebi Shejbe 15/312-313
170Transmeton Hakimi në Mustedrek, 2/150-152
171Transmetohet nga Ibn Ebi Shejbe 15/313/faqe 19747
