Dyshimi: Gjykimi me ligjet e fabrikuara janë prej kufrit të veprës, kurse kufri i veprës nuk të nxjerrë nga feja. Kufri që të nxjerrë nga feja është kufri i besimit

DYSHIME DHE PËRGJIGJE


#Dyshimi: Gjykimi me ligjet e fabrikuara janë prej kufrit të veprës, kurse kufri i veprës nuk të nxjerrë nga feja. Kufri që të nxjerrë nga feja është kufri i besimit

Kjo ndërtohet mbi atë se gjykatësi i cili nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, përveç mohuesit, bën kufër me vepër, ndërsa kufri i veprës nuk është kufri i besimit. Dhe kjo nuk e nxjerrë nga feja.
Mjafton si përgjigje ndaj kësaj sqarimi i rregullës se kësaj mesele mbi të cilën është ngritur dyshimi i dukshëm, e që është pretendimi se kufri është dy lloje: Kufri i besimit që të nxjerrë nga feja dhe
kufri i veprës që nuk të nxjerrë nga feja. Pra, murxhitë e dhanë përgjigjën në bazë të meselës në përgjithësi, pa hyrë në detaje të rregullës, e cila tregon se bën kufër të veprës. Para se të fillojmë në
demantimin dhe diskutimin e këtij dyshimi dua të sqaroj se si ka filluar definicioni kufër i besimit dhe i veprës. Thëm: ”Dihet se tekstet për kufrin të cekura në Kuran dhe sunet kanë ardhur të
tregojnë se ka gjëra të cilat të nxjerrin nga feja dhe gjëra të tjera të cilat nuk të nxjerrin nga feja. Me këtë kundërshtohen havarixhët dhe ata që kanë mendimin e njejtë prej mu‟tezilive. Selefët dhe dijetarët e tjerë folën për dallimin ndërmjet këtyre dy çështjeve, në mënyrë që të sqarohet e vërteta dhe si përgjigje ndaj havarixhëve.

Për këtë arsye ata e ndanë kufrin në dy lloje:

Lloji i parë: Kufri i cili e nxjerrë njeriun nga feja.

Lloji i dytë: Kufri i cili nuk e nxjerrë njeriun nga feja.

Por, kanë ndryshuar shprehjet e selefit dhe të dijetarëve rreth këtyre. Disa kanë bërë dallim në mes këtyre; se njëra është kufër i madh kurse tjetra kufër i vogël. Disa kanë bërë dallim në mes këtyre dyjave; se njëra është kufër që të nxjerrë nga feja, kurse tjetra është kufër që nuk të nxjerrë nga feja. Disa kanë bërë dallim ndërmjet këtyre; se e dyta (e cila nuk të nxjerrë nga feja) është kufër nën kufër (kufër i vogël). Disa kanë bërë dallim në mes këtyre; se njëra është kufër i besimit, kurse tjetra kufër i veprës. Me kufrin e veprës ata kishin për qëllim ajo që lidhet me veprat (duke vepruar ose duke braktisur). Duke vepruar si p.sh: obligueshmeria e zekatit, agjërimit, respektimit të prindërve etj., kurse duke braktisur si p.sh: braktisja e ndalesave si prostuticioni, vjedhja, pirja e alkoolit, mbytja e njeriut me pa të drejtë etj. Të gjitha këto i futen në llojin e kufrit të veprës, i cili nuk nxjerrë nga feja, përveçse me konsiderimin e tyre të lejuara (hallall).

Këto janë shprehjet e selefëve të transmetuara në dallimin mes kufrit të madh dhe kufrit të vogël. Kështu e kuptuan selefët. Ata nuk u përçanë, dhe me këtë i kundërshtuan havarixhët dhe murxhitë. Mirëpo, në shekujt e më vonshëm gjejmë nga ata që i kanë evidentuar disa nga mendimet e murxhive si tërësi ose në ndonjë mesele të caktuar. Ata e shkëputnin atë që është transmetuar nga dijetarët e selefit; prej shprehjeve ndërmjet dallimit të kufrit të madh dhe të vogël, duke e bërë rregull të përgjithshme.
Mbi këtë rregull e ndërtuan dyshimin tjetër; se nuk bën kufër përveçse ai i cili e konsideron hallall gjykimin me ligj tejtër pos ligjit të Allahut. Pastaj këtë mesele e përgjithësuan për të gjitha kufriatet. Kësisoj u bë rrugë (metedologji) e murxhive në shpjegimin e meseleve të imanit dhe kundërshtimin e havrixhëveqë ta sjellin këtë rregull: “Kjo është prej kufrit të veprës, e kufri i veprës nuk të nxjerrë nga imani. Si p.sh. thotë dikush: Gjykimi me atë që s‟e ka zbritur Allahu prej ligjeve të fabrikuara (pa e konsideruar hallall) llogaritet si kufër i veprës, i cili nuk e nxjerrë njeriun nga feja. Kështu e përkufizuan përfundimisht këtë mesele, duke pretenduar se e kanë ndërtuar mbi një rregull prej rregullave të selefit. Kam thënë më herët se: “Meselja është shumë e qartë dhe nuk ka nevojë për diskutim, përveçse nëse hudhet në të ndonjë gabim, duke prodhuar pastaj gabim në të kuptuar dhe paqartësi në mesele të akidës, ose në diçka prej saj. Prej saj është kjo mesele për të cilën jemi duke folur. Për ta demantuar këtë dyshim dhe për ta sqaruar të vërtetën do të tregojmë për atë se çka ka ndodhur, në dy forma vijuese:
Forma e parë: Dijetarët të cilët e kanë përdorur këtë definicion (kufri i besimit dhe i veprës) treguan kuptimin e vërtetë të meselës. Ata treguan që mund të ndodhin paqartësi dhe për këtë arsye e sqaruan të vërtetën e kësaj meseleje. Si reference do t‟i ceki dy dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunetit dhe Xhematit:

I pari: Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij të namazit tha: “Imanin në vepër e kundërshton kufri në vepër, e imanin në besim e kundërshton kufri në besim. Për këtë ka treguar i dërguari salAllahu alejhi ue selem me fjalët e tij në hadithin e saktë :“Sharja e muslimanit është mëkat, kurse luftimi i tij kufër” 195
Këtu pejgamberi salAllahu alejhi ue selem bëri dallim mes luftimit të tij dhe sharjes; njërën prej tyre e konsideroi mëkat që nuk bën kufër, kurse tjetrën e konsideroi kufër. Dihet se ai e kishte për qëllim kufrin e veprës dhe jo të besimit, kufër ky që nuk e nxjerrë nga rrethi i Islamit, ashtu siç nuk e nxjerrë nga feja as lavirin, vjedhësin, alkoolistin, edhe pse atyre u hiqet emertimi “mu`min (besimtarë)196
Fjala e Ibn Kajimit (Allahu e mëshiroftë) është e vërtetë dhe është në përputhshmëri me fjalët e selefit. Për këtë ai solli shembuj të vërtetë, të cilët janë në pajtim me definicionin e selefit. Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) arriti ta kuptoj këtë definicion dhe problematikën që dikush mund ta keqkupton. Në lidhje me këtë ai tha: “Ashtu siç bën kufër ai që e shpreh fjalën e kufrit me vetë dëshirë (si degë prej degëve të kufrit), njejtë bën kufër ai që vepron një degë prej degëve të kufrit, si p.sh sexhdja ndaj idhullit ose nënvlerësimi i Kuranit”.
Këta dy shembuj (sexhdja ndaj idhullit dhe nënvlerësimi i Kuranit) e asgjesojnë rregullën të cilën e përgjithësuan murxhitë me fjalët e tyre: “ Kufri i veprës nuk të nxjerrë nga feja”, kurse këto dyja janë vepra të kufrit me ixhma, dhe me ixhma që të dyja janë kufër i veprës.
Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) e sqaron këtë mesele edhe më tepër, duke thënë: “Kufri i veprës ndahet në kufër që e kundërshton imanin dhe që nuk e kundërshton. Rënia në sexhde për idhullin, nënvlerësimi i Kuranit, mbytja e pejgamberit, sharja e tij e asgjesojnë imanin tërësisht, edhe pse këto janë prej veprave.
Mendimin se kufri i veprës i gjithi hynë në kufrin e vogël, e sqarojnë shembujt e treguar nga Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë). Ai që thotë për kufrin e vogël se është kufri i veprës, patjetër duhet që ta krahasoj me shembujt për të cilët selefi kanë ixhma; se janë prej kufrit të vogël, si p.sh.: mbytja e besimtarit, mohimi i prejardhjes, prostuticioni vjedhja etj. Kjo është e ngjajshme me rregullën e kundërshtimit të havarixhëve; se ne nuk e shpallim kafir askënd me mëkat, ne nuk e shpallim askënd kafir me mëkate të mëdha. Disa e kuptuan se medh‟hebi i selefëve nuk e bën kafir askënd, me çfarëdo mëkati, edhe pse prej gjynaheve është shirku në Allahun. S`ka dyshim se kjo është kufër i madh. I dërguari salAllahu alejhi ue selam e ka qujatur gjynah (mëkat), siç është cekur në hadith: “Cili është mëkati më i madh?

Tha: T’i bësh Allahut shok”.Ose siç e ka quajtur mëkat, në një hadith tjetër: "A doni t`ju tregoj për mëkatet me të mëdha. Pastaj tha:” Shirku në Allahu dhe mosrespektimi i prindërve…"197
Ata që i përgjithësuan këto shprehje kishin për qëllim demantimin ndaj havarixhëve, të cilët i shpallin kafira njerëzit për mëkatët (në përgjithësi), ose me mëkate të mëdha. Kurse dijetari tjetër Shejh Hafidh Hakemi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij të njohur "A`lamu Es-sunetu El-Menshureh" përmendi llojet e kufrit: “Kufri është dy lloje: Kufri i madh, i cili të nxjerrë nga feja komplet (që është kufri i besimit i cili e mohon fjalën e zemrës dhe veprën e saj, ose njërën nga to) dhe kufri i vogël i cili e mohon përsosmerinë e imanit, por nuk e mohon atë komplet. Ky është kufri i veprës, i cili nuk e kundërshton fjalën e zemrës, as veprën e saj, dhe nuk detyron atë”. 198
Pastaj e bëri një pyetje: Cili është kufri i veprës i cili nuk të nxjerrë nga feja? U përgjigj: “Ai është çdo mëkat të cilin sheriati e ka quajtur kufër, edhe pse i mbetet emri i imanit vepruesit të tij”.199
Ky është një sqarim shumë i plotë i shejh Hakemiut (Allahu e mëshiroftë) ndaj atyre që thonë se me kufrin i veprës është për qëllim kufri i vogël. Shejhu në pyetjen vijuese tha: “Nëse na thuhet: Sexhdja ndaj idhullit, nënvlerësimi i Kuranit, sharja e pejgamberit, tallja me fenë dhe të tjera janë prej kufrit të veprës (sipas asaj që shohim), atëherë pse është dalje nga feja, përderisa ju e definuat kufrin e vogël me kufrin e veprës?
Përgjigjja: Dije, se këto të katërta dhe të ngjajshme nuk janë prej kufrit të veprës, përveçse nga aspekti se ato veprohen me gjymtyrë në atë që u shfaqet njerëzve. Mirëpo këto nuk ndodhin përveçse me largimin e veprës së zemrës prej nijetit, sinqeritetit, dashurisë dhe nënshtrimit. Asgjë nga këto nuk mbetet më në atë zemër, kjo edhe pse është e veprës në anën e jashtme, ajo e detyron patjetër kufrin e besimit.200
Ky kuptim i thellë dhe sqarim nga shejh Hafidh El-Hakemi (Allahu e mëshiroftë) tregon se definicioni i kufrit të veprës nuk është i përgjithshëm, por i kështëzuar. (Vërejtje: Shprehja e shejh Hafidh El- Hakemiut (Allahu e mëshiroftë) në kushtëzimin e kufrit të sexhdës për idhullin, apo nënvlerësimit të Kuranit, si p.sh.: Nuk ndodhë përveçse me largimin e veprës së zemrës dhe shprehja e obligon kufrin e besimit). Nuk e ka për qëllim kushtëzimin të cilin e thanë murxhitë (të cilët nuk e shpallin për kafir, përveçse atë që e konsideron të lejuar), mirëpo ai ka për qëllim se ajo ia detyron atij:
“Ajo nuk ndodhë përveçse me prishjen e veprës së zemrës dhe për këtë nuk kanë kundërshtim selefët. Për këtë do të vie sqarimi në pikën tjetër.
Forma e dytë:
Shqiptimi i dy dëshmive (si vepër-kusht për saktësinë e imanit). Ai që nuk i shqipton këto dyja, duke pasur mundësi- ai është kafir. Në këtë kundërshtuan murxhitë. Thotë Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë):

“Ai i cili nuk i shqipton dy dëshmitë (shehadetin) duke pasur mundësi, ai është kafir me pajtimin e të gjithë muslimanëve. Ai është kafir jashtë dhe brenda tek selefët e umetit dhe dijetarët. Kurse një grup prej murxhive ( Xhehmitë, apo grupi i Xhehm EsSalihiut) anuan kah mendimi se nëse ai është besimtar me zemër, atëherë ai është kafir në anën e jashtme, kurse besimtar në brendësi.
E kemi tërhequr vërejtjën ndaj kësaj fjale dhe kemi thënë se është mendim i bidatxhive në Islam, të cilin nuk e ka thënë askush prej dijetarëve. Kemi thënë më herët se imani i brendshëm e detyron anën e jashtme dhe e ndryshon atë, dhe se ekzistimi i imanit të brendshëm (me besim dhe dashuri) pa vërtetim të jashtëm është i papranushëm”. 201.

A ka mundësi të thotë dikush: Mos shqiptimi i dy dëshmive nuk të nxjerrë nga feja, sepse është prej kufrit të veprës?

Kjo bie në kundërshtim me ixhmanë. Nëse ia shtojmë kësaj atë që kaloi më herët kur treguam se sharësi i Allahut të Lartësuar, sharësi i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, ai i cili e gjuan Kuranin në mbeturina etj. - të gjitha janë kufër me ixhma, dhe të gjitha janë me vepër (veprohen me gjymtyrë). Kështu bëhet e qartë kjo mesele.

Përgjigjja ndaj dyshimit tjetër dhe ajo që përmban prej përgjigjëve është plotësuese ndaj këtyre dy formave që i përmendëm.

195 Transmeton Buhariu dhe Muslimi 196 Kitabu salah s. 407
197 Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
198 A`lamu Es-sunetu el-Menshureh 199 A`lamu Es-sunetu el-Menshureh, fq. 179 200 A`lamu Es-sunetu el-Menshureh, fq. 181-182
201 El Imanu el Evset fq.151

Dr.Abddurrahman ibn Salih Mahmud