Dyshimi i gjashtë: Ixhmaja(konsenzusi) për mos kufrin e atij
që nuk gjykon me atë që s’e ka zbritur Allahu përveç mohuesit
E para: Për lejuesin e gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu, ose mohuesi i gjykimit të asaj që e ka zbritur Allahu, nuk ka hilaf se bëjnë kufër të madh. Ixhmaja e selefëve për këtë është e njohur; kufri i tij është në secilën sitiuatë, pa marrë parasysh a gjykon me atë që e ka zbritur Allahu apo nuk gjykon.
E dyta: Gjykatësi që nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, përveç lejuesit. Nën të rrjedhin dy situata:
E para: Që ta vendos një legjislacion të përgjithshëm apo kanun imponues dhe në kundërshtim me sheriatin. Kjo u bë e qartë gjatë studimit; se është kufër i madh.
E dyta: Që të gjykon në ndonjë situatë të caktuar me atë që nuk e ka zbritur Allahu për shkak të epshit, duke ju përmbajtur sheriatit të Allahut (me gjykim) me atë që e ka zbritur Ai dhe duke e pranuar atë. Ky është veprues i mëkatit të madh. Kufri i tij është kufër i vogël; kufër që nuk e nxjerrë nga feja.
Këto janë tri rastet (situatat):
1. Lejuesi dhe mohuesi
2. Ligjvënia e përgjithshme dhe gjykimi me ligjet e fabrikuara, por pa i lejuar ato.
3. Gjykimi në ndonjë situatë të caktuar për shkak të epshit, pa e lejuar atë.
Sa i përket situatës së parë: S`ka kundërshtim në të se vepruesi i tyre bën kufër të madh, për për të cilin ka ixhma. Sa i përket situatës së dytë: Disa thonë se bën kufër vepruesi i saj. Do të vie në mendimin e ardhshem përgjigjja e dyshimeve dhe sqarimi i dobësisë së kësaj fjale, dhe se vepruesi i saj nuk bën kufër. Pra, është kufër i vogël. Sa i përket situatës së tretë: Këtu sillet diskutimi dhe polemika, në veçanti tek dijetarët e më vonshëm. Kemi treguar në këtë studim duke i përmendur argumentet e ndryshme prej Kuranit, sunetit dhe fjalët e dijetarëve të njohur (të hershëm dhe më vonshëm) për gjykimin e kësaj situate me kufër të madh. Kurse sa i përket atij që ka mendimin për këtë mesele sikurse disa dijetarë të më vonshëm, duke mos e bërë tekfir atë që gjykon me atë që s‟e ka zbritur Allahu (pa e lejuar) ai në këtë rast duhet t‟i bartë disa fjalë të dijetarëve dhe të argumentohet me to në mendimin e tij që e ka saktësuar. Ah, sikur kjo çështje të ndalej me kaq, do të përfundonte meselja qysh me parë. Mirëpo ta pretendon me fjalët e tij ixhmanë, kjo është prej qudirave e cila s‟ka fund. Shkaku i kësaj qudie është se ai nuk ka treguar nga asnjë prej dijetarëve ixhmanë për mos kufrin e gjykuesit (përveç lejuesit). Për këtë e kanë treguar ixhmanë shumë dijetarë (se bën kufër të madh), prandaj si kundërshtohet kjo çështje?
Ne do të ndalemi të pretendimi i ixhmasë të cilin e tregoi kundërshtari i kësaj meseleje. E gjithë fjala sillet vetëm rreth meselës së dytë, ngase në të sillet polemika. Kundërshtari e nxori ixhmanë e selefëve dhe halefëve prej Ehli Sunetit dhe të tjerëve [222] , duke mos e bërë kafir atë që gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu, pa e mohuar dhe pa e lejuar, siç e pretendoi këtë.
E para: Ixhmaja e selefëve; se nuk bën kufër muslimani me mëkate të mëdha, përveçse nëse i lejon ato, ose e mohon ndalimin e tyre.
E dyta: Nuk kanë kundërthënie të komentatorët e Kuranit prej selefëve dhe halefëve në komentin e ajetit të Maides: “E kush nuk gjykon sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë kafira...”- duke pasur dallim ndërmjet atij që e mohon dhe atij që nuk e mohon. I pari bën kufër të madh, kurse i dyti bën kufër të vogël.
E treta: Pajtimi i Ehli Sunetit se bidati është dy lloje: Bidat që të nxjerrë nga feja dhe bidat që nuk të nxjerrë nga feja. Njejtë është çështja edhe me atë që nuk gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu. Vërehet se ai (dyshuesi-murxhiu) nuk e ka treguar nga asnjë prej dijetarëve ixhmanë e kësaj, kur u argumentua me fjalët e tij. Por, këtë ixhma e ka nxjerrë nga mendja e tij dhe për këtë arsye ua ndaloi të tjerëve kundërshtimin e saj. Në këtë mënyrë kundërshtohet pretendimi i kësaj ixhmaje, e në veçanti nëse kjo vie nga ndonjë nxënës i dijes, që nuk ka arritur në gradën e dijetarëvemuxhtehid, të cilët i njohin fjalët e medh‟hebeve dhe argumentet e tyre. E si është çështja kur argumentet janë të ndryshme dhe fjalët e dijetarëve të hershëm e më vonshëm e kundërshtojnë dhe e rrënojnë këtë pretendim.
Ia shtojmë edhe me shumë sqarimin në kundërshtimin e kësaj meseleje, në format vijuese:
1. E pyesim: Ku është transmetimi i ixhmasë së dijetarëve ? Tregimi i ixhmasë nuk është çështje e lehtë, përveçse nëse i përzihen fjalët, duke menduar se nuk ka kundërshtues në të dhe e pretendon ixhmanë e kësaj. Kjo shpesh u ndodhë disa njerëzve. Andaj këtyre u sqarohet se çështja është në të kundërten e asaj që kanë pretenduar. E si është çështja kur e tregon ixhmanë në kundërshtim me atë që ka pretenduar?
2. Pretendimi i tij se selefët kanë ixhma; se nuk bën kufër vepruesi i mëkatit të madh (përveçse nëse e lejon atë). Kemi treguar se kur bën kufër dhe kur jo (gjatë diskutimit të dyshimit të tretë dhe katërt). Selefët kanë ixhma për këtë rregull; për mëkatët të cilat nuk janë kufër, si p.sh prostitucioni, vjedhja, pirja e alkoolit, mos respektimi i prindërve etj. Vepruesi i këtyre mëkatëve nuk bën kufër përveç nësei lejon ato, e nëse i lejon atëherë bën kufër, edhe nëse nuk i vepron. Kurse mëkatët e mëdha si: Shirku në Allahun, adhurimi i idhujve, therrja për ta, sharja e Allahut, sharja e të dërguarit, nënvlerësimi i Kuranit etj. janë kufër i madh, pa marrë parasysh i lejoi vepruesi i saj apo jo. Për këtë ka ixhma të selefit, dhe nuk ka kundërshtuar askush në këtë përveçse murxhive ekstremistë. Ai që argumentohet me të dhe e nxjerrë ixhmanë, a thua vallë çka do t‟i thotë adhuruesit të varrit? Sipas pretendimit të ixhmasë të tij, lutja e tyre dhe therrja kurban për ta nuk është kufër i madh (përveç nëse e lejon). Argument i tij për këtë ixhma është rregulla e selefit; se nuk bën kufër muslimani me mëkate të mëdha, përveç nëse i lejon ato. Kështu, nëse dikush i thotë që e shanë Allahun e Madhëruar, ose ai që e nënvlerëson Kuranin?
Pretenduesi i ixhmasë nuk mund të shmanget nga këto dy situata:
E para: Ta hedhë meselen dhe të thotë: Nuk bën kufër ai që i lutet dikujt pos Allahut, ai që e shanë Atë dhe as ai që e nënvlerëson Kuranin, përveç nëse e lejon, sipas rregullës të përmendur më herët. Nëse ai e thotë këtë, e ka kundërshtuar ixhmanë dhe ka folur me fjalët e murxhive ekstremistë, prej xhehmive dhe të tjerëve.
E dyta; T‟i përjashton këto mëkate të mëdha nga rregulla dhe të thotë sikurse selefi; se vepruesi i tyre bën kufër të madh, i lejoi ato apo jo. U sqarua kundërshtimi i argumentimit me rregullën e përmendur nga pretenduesi. Allahu është udhëzuesi për në rrugën e drejtë.
3. Nxjerrja e ixhmasë prej fjalëve të dijetarëve rreth ajetit të surës Maide. Kjo kundërshtohet në dy mënyra:
E para: Ajo që kanë thënë disa dijetarë si Ismail El-Kadi (Allahu e mëshiroftë): “E jashtmja e ajeteve argumenton se ai që vepron siç vepruan ata, duke e shpikur një gjykim që me të kundërshtohet gjykimi i Allahut dhe e vendos fe që vepron me të- atë e perfshinë ajo që i përfshiu ata prej kërcënimit, qoftë gjykatës ose jo.223 . Ai këtu nuk e ceki istihlalin (lejimin apo moslejimin), por e përmendi shpikjen e ligjeve që bëhen fe dhe veprohet me to. Çifutët bënë kufër me veprën e përmendur në shkakun e zbritjes së ajetëve, edhe pse nuk e konsideronin të lejuar atë. Ata bënë mëkat me veprën e tyre dhe u munduan të i dërguari salAllahu alejhi ue selem të gjenin atë që përputhet me devijimin dhe gjykimin e tyre me atë që nuk e ka zbritur Allahu. Edhe pse disa nga dijetarët e kanë përmendur kushtëzimin e istihlalit, ka prej tyre që nuk e kanë përmendur. Prandaj, ku është ixhmaja e nxjerrur nga kjo? Nëse ia shtojmë kësaj fjalët e dijetarëve siç janë Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) dhe të tjerët, bëhet e qartë se pretendimi i ixhamsë nga fjalët e tyre është pretendim i refuzuar. Ky sqarim është i mjaftueshëm. E kemi treguar sqarimin e kësaj fjale në ajetin e surës Maide, Prandaj, kthehu në të!
E dyta: Transmetohet nga Sha`biu (Allahu e mëshiroftë) se Allahu i Lartësuar me fjalën “El-Kafirin” ka për qëllim muslimanët, dhalimin-çifutët dhe fasikin-krishterët. Këtë mendim e ka zgjedhur edhe Ibn El-Arabi El-Maliki dhe Shejh Shinkiti (Allahu i mëshiroftë) në tefsiret e tyre, siç i kemi treguar edhe më herët fjalët e tyre. Sha`biu (Allahu e mëshiroftë) e saktësoi se kuptimi me “Kafirun” janë muslimanët. Ai tha për kufrin e madh dhe nuk bëri dallim në mes atij që e lejoi apo jo, dhe e saktësoi mendimin se me shprehjen “Dhalimin” janë çifutët dhe “Fasikin” janë të krishterët. Dhulmi dhe fisku në fjalët e tij s‟ka mundësi të kihet për qëllim diç tjetër përveçse kufri i madh. Dihet se dhulmi, fisku dhe kufri në Kuran ndahen në të madh dhe të vogël.
Çka do të thotë nxjerrësi i ixhmait rreth fjalës së Sha`biut (Allahu e mëshiroftë) dhe zgjedhjes së këtij mendimi të saktë të bazuar në tefsirin e dijetarëve të hershëm dhe më vonshëm? Nëse dikush thotë: Sha`biu (Allahu e mëshiroftë) e kishte për qëllim kufrin e vogël. I themi: Teksti i fjalës së tij nuk argumenton në kufrin e vogël, por në kufrin e madh, prandaj po supozojmë se ka mundësi të ketë edhe atë qëllim. Atëherë ku është pretendimi i nxjerrjes se ixhmasë nga ky mendim dhe mendimet e tjera ?
4. Dijetarët kanë ixhma për kufrin e atij që gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu (edhe nëse nuk e lejon këtë gjykim). Këtë ixhma e kanë treguar shumë prej dijetarëve. Vetëm kjo mënyrë është e mjaftueshme për kundërshtimin e pretendimit të ixhmasë nga kundërshtari; për mos kufrin e atij që gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu. Po supozojmë se ai e ka transmetuar ixhmanë nga ndonjë dijetar. Në këtë pretendim ne i themi atij: Ixhmaja është treguar për fjalën tjetër. Kundërshtari nuk e ka treguar ixhmanë nga asnjë dijetar, në atë që ka pretenduar. Mirëpo, këtë ixhma e ka nxjerrë nga vetja e tij. Për këtë themi: Ka treguar më shumë se një prej dijetarëvë për ixhmanë e kufrit të atij që nuk gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu (prej ligjeve të fabrikuara të injorancës, edhe nëse nuk i lejon ato). Prej këtyre dijetarëve është Ibn Tejmije, Ibn Kajimi dhe Ibn Kethiri (Allahu i mëshiroftë). Për këtë ixhma do të tregojmë me vonë. Nëse dikush thotë: Ku janë dijetarët para Ibn Tejmijes dhe Ibn Kethirit (Allahu i mëshiroftë) rreth kësaj mesele, ixhmaja rreth saj? Përgjigja: Umeti islam nuk njeh ndryshim/zëvendësim të sheriatit dhe gjykim me ligje të fabrikuara para ardhjes se tatarëve (e kemi cekur se ata gjykonin me ligjin e tyre Jasikun). Vazhduan vendet islame të gjykonin me sheriatin e pastër të Allahut, derisa erdhen tatarët, të cilët filluan t`ua detyronin ligjin e gjyshit të tyre. U ngritën dijetarët për ta sqaruar gjendjen e tyre dhe gjykimin e Allahut ndaj tyre. Ndër ta ishte Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë), siç e kemi sqaruar më herët.
Këtu do të tregojmë:
a) Me ardhjen e Islamit dhe dërgimin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem kishte prej atyre që i nënshtroheshin dikujt tjetër pos Allahut. Si shembull janë mushrikët e Mekës, të cilët gjykoheshin me zakonet e injorancës dhe tagutat e tyre. Njejtë është edhe shembulli i çifutëve (në Medine), të cilët i ndryshuan librat e tyre (dispozitat), e për të cilët zbritën ajetet e surës Maide. Kurani u zbritej muslimanëve që t‟i paralajmëron për bindjen e mushrikëve dhe ithtarëve të librit; se ai që vepron veprat e tyre është i njejtë sikurse ata.
b) Brenda muslimanëve nuk kishte të atillë që gjykonin jashtë Kuranit dhe Sunetit, përveç disa munafika, të cilët i poshtëroi Allahu ( pikërisht në meselën e gjykimit). Në shumë ajete Allahu i Madhëruar ua zbuloi bindjet e tyre, derisa u bë nga karakteristikat më dalluese të tyre- refuzimi i gjykimit me Kuran dhe Sunet dhe kërkimi i gjykimit tek dikush tjetër, prej tagutave. Vazhduan umeti islam duke mos njohur gjykim tjetër, pos gjykimit me Kuran dhe sunet, edhe pse kishte situata individuale të padrejtësisë dhe zullumit që bëhëj nga disa udhëheqës dhe gjykatës.
c) Nga ana praktike çështja ishte e qartë në mesin e muslimanëve, për shkak të kthjelltësisë së argumenteve dhe sqarimit të tyre. Vazhdoi umeti islam në këtë rrugë të qartë, derisa filloi bidati. Me të njohurit prej ithtarëve të bidatit në këtë çështje ishin dy grupe:
I para: Ata që e tepruan derisa konsideruan padrejtësinë dhe zullumin e udhëheqësve dhe gjykatësve-gjykim me atë që nuk e ka zbritur Allahu, dhe e konsideruan kafir atë që e vepron një gjë të tillë. Çështja arriti deri atje ku thanë se ai që bën prostuticion, vjedhë, pi alkool etj.- ai është duke gjykuar me atë që nuk e ka zbritur Allahu. Ata ndaj tij gjykuan me kufër të madh. Dijetarët e kundërshtuan këtë grup të devijuar (havarixhët), të cilët menduan se padrejtësia, zullumi dhe kryerja e mëkatëve janë prej gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu. Dijetarët ua demantuan këto dyshime dhe thanë: ” Këto padrejtësi dhe zullume janë kufër i vogël, ose kufër që nuk të nxjerrë nga feja. E kemi treguar sqarimin e këtyre fjalëve që janë transmetuar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma).
I dyti: Ata që mangësuan në këtë aspekt dhe e anashkaluan veprën tërësisht, pa marrë parasysh nëse i vepron mëkatët apo nuk i vepron. Këta janë murxhitë. Dijetarët u dolën përballë, duke ua treguar njerëzve devijimet e tyre. Bile i bënë kafira ekstremistët prej tyre.
c) Teoritikisht dhe praktikisht umeti islam nuk njeh gjykim me ligjet e fabrikuara dhe refuzim të sheriatit islam përveçse në këto dy përiudha të më vonshme:
Përiudha e parë: Pasi erdhën tatarët me kanunin e tyre (Jasikun) dhe u gjykuan më të, e jo me sheriat, edhe pse vetën e konsideronin muslimanë. Kështu që kjo përgjigje e Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë) ishte prej përgjigjeve aktuale, që diçka e ngjajshme nuk kishte ndodhur në këtë nivel. Dijetarët i dolën përballë, duke dhënë përgjigje për Jasikun dhe dispoziat e tij. Tatarët nuk ua detyruan Jasikun umetit islam. Pra, vazhdoi të mbetet sheriati i pastër dhe të gjykohet me të në të gjitha vendet islame. Tatarët nuk ua detyruan Jasikun, mirëpo ata vetë u gjykuan me të, e jo me sheriat. Dijetarët e konsideruan veprimin e tyre ndryshim/zëvendësim të sheriatit dhe gjykuan se ky është kufër i madh. E treguam ixhmanë e këtyre dijetarëve për këtë situatë, ngase kjo nuk ishte mesele që ka të bëj me padrejtesinë dhe zullumin, siç ndodhte me herët ( ku havarixhët i bënin njerëzit kafira). Dijetarët e asaj kohe sqaruan se vepra e tyre është kufër i madh (me ixhma), dhe se ai që vepron sikurse ata- gjykimi për të është sikurse për ta.
Përiudha e dytë: Në shekujt e më vonshëm kur u dobësua umeti islam nga sulmet e armiqëve (krishterët dhe të tjerë), prej pisllëqëve dhe kufriateve me të mëdha që i i sollën të muslimanët ishin këto ligje të fabrikuara. Pasi i treguam këto vërejtje të rëndësishme shkurtimisht kthehemi të tregimi i ixhmasë nga disa dijetarë dhe fjalët e tyre për të:
1.Thotë Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë): “Njeriu kurdo që e lejon haramin, e ndalon hallallin dhe e zëvendëson sheriatin ( për të ciliat ka ixhma)-bëhet kafir, me pajtimin e të gjithë dijetarëve” 224
2. Poashtu Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dihet se ai që e rrenon një urdhër ose ndalesë me të cilat Allahu e ka dërguar të dërguarin e tij- ai është kafir me pajtimin e të gjithë muslimanëve”. 225
3. Thotë Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë): ”Ka ardhur Kurani dhe është saktësuar ixhmaja; se feja islame i ka shfuqizuar të gjitha fetë e më hershme. Ai që i përmbahet asaj me të cilën ka ardhur Tevrati dhe Inxhili dhe nuk e ndjekë Kuranin- ai është kafir”. 226
4. Thotë Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë): “Ai që e braktis sheriatin e zbritur të Muhamedi, të birit të Abdullahit, vulës së profetëve alejhimu selam dhe gjykon me legjislacionet e tjera të shfuqizuara- bën kufër. E si është halli i atij që gjykon me Jasik dhe i jep përparësi para Kuranit? Ai që e vepron këtë bën kufër, me ixhmanë e të gjithë muslimanëve”. 227
Këto janë tregimet e dijetarëve për ixhmanë e atij që gjykon me ligje të fabrikuara, e jo me sheriat. Ligjet e fabrikuara nuk janë prej ligjeve të shfuqizuara, por këto më së shumti ngjajnë me Jasikun e tatarëve. Madje ligjet e injorancës bashkëkohore janë kufër më i madh sesa Jasiku i tatarëve. Prandaj, gjykimi me kufër për këto ligje është më parësor, siç tregoi Ahmed Shakir dhe Shejh Shinkiti (Allahu i mëshiroftë)
Shkurtimisht:Ajo që e pretendoi kundërshtari prej ixhmasë është e refuzuar. Madje transmetimet e ardhura nga dijetarët në tregimin e ixhmasë e kundërshtojnë pretendimin e tij dhe e rrenojnë atë ixhma.
222. Kjo është shprehja e tij. Nuk e di se çka do të thotë për havarixhët dhe a do t‟i futë në të, apo jo? Në të dyja rastet çështja është problematike në shprehjen e tij.
223 Fet`hul barili, Ibn Haxher, kitab el Ahkam babu exhru men kada bil hikmeti hadith rakm 7141
224 Mexhmuatu fetava, 3/267
225 Mexhmuatu fetava, 8/106
226 Ahkam ehlu dhimmeh 1/259
227 El Bidajetu ve nihajetu 13/119
