Dyshimi i pestë: Krahasimi i gjykimit të bidatxhiut me atë që nuk e ka zbritur Allahu


Dyshimi i pestë: Krahasimi i gjykimit të bidatxhiut me atë që nuk e ka zbritur Allahu

Shkurtimisht meselja e kësaj është: Ka prej bidatxhive të cilët e kanë kundërshtuar sheriatin me bidatin e tyre. Ata mendojnë se sheriati nuk është i plotë (i përsosur). Ka prej bidatxhive që e kundërshtojnë sheriatin dhe ka prej tyre që nuk gjykojnë me ligjin e Allahut të Madhëruar. Nëse kjo është kështu, ata që e sjellin këtë dyshim thonë: “Bidatxhitë janë më kundërshtarë të sheriatit sesa gjykatësi i cili gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu. Ky bidatxhi është më i rrezikshëm, ngase bidatin e tij ia mvesh sheriatit, kurse gjykatësi, gjykimin me atë që nuk e zbritur Allahu, nuk ia mvesh sheriatit. Rreziku i bidatxhiut është edhe për masën e gjërë, ngase ai shkakton përqarje në umet. Pastaj këta (dyshuesitmurxhitë) thonë: Pasiqë dijetarët e ndanë bidatin në dy pjesë :

 1. Bidat i kufrit i cili të nxjerrë nga feja, siç është bidati atyre që e mohojnë një gjë që është e njohur në sheriat, ose e besojnë të kundërten e saj. 

2. Bidati i cili nuk është kufër dhe i cili nuk të nxjerrë nga feja. Kësisoj krahasohet gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu, dhe ndahet në dy pjesë: 

1. Ajo që është kufër i madh, ky hynë edhe lejuesi dhe mohuesi. 

2. Ajo që është kufër i vogël, ky hynë edhe ai që nuk gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu; pa e lejuar atë, edhe nëse vendos ligje ose gjykon me ligje të fabrikuara dhe ua imponon njerzëve këto ligje. Kjo është shkurtimisht përgjigjja ndaj dyshimit të atij që e krahason gjykimin me atë që nuk e ka zbritur Allahu me bidatin dhe llojet e tij.

E kemi treguar në fund të studimit të katërt çështjen e bidateve dhe qëndrimin e selefit ndaj tyre dhe pasuesve. I kemi përmendur shembujt e dijetarëve, qëndrimet ndaj atyre që e zëvendësojnë/ndryshojnë sheriatin. Imam Shatibiu (Allahu e mëshiroftë) e ceki se ithtarët e bidatit e akuzoijnë sheriatin për mospërsosmerinë e tij. 

 S‟ka dyshim se format e përngjasimit të bidatit dhe ligjeve të fabrikuara bashkëkohore janë të shumta. E si të mos jetë kur dihet se në Islam ligjet e fabrikuara janë prej bidatit bashkëkohor. Ky dyshim është i ndërtuar në analogjinë e më hershme, i cili përmban në vetë disa gabime që patjetër duhet t‟i tregojmë:

 1. Gjykimi me ligjet e fabrikuara që janë në kundërshtim me sheriatin islam janë një lloj prej llojeve të bidatit bashkëkohor. Bile konsiderohen lloj i bidatit që nuk ka ndodhur në umetin islam ( në këtë formë), përveçse në shekujt e më vonshëm. Ndërsa bidati që nuk është kufër diqka prej tij ka filluar edhe në kohën e sahabëve (radiAllahu anhum) 

Nëse thuhet: Si e krahason bidatin me bidatin tjetër me gjithë fjalët e dijetarëve? Kjo nuk është e saktë dhe e drejtë. Me saktë është të thuhet: “Këto ligje të fabrikuara janë prej bidatit bashkëkohor. Pastaj të shikojmë në argumentet dhe fjalët e dijetarëve se a është bidat që nxjerrë nga feja apo jo? E vërteta është të thuhet: Kjo është prej bidatit të shpikur. Pastaj të shikohet në llojin e bidatit; se a bën pjesë në bidatin që nxjerrë nga feja apo jo, në bazë të argumenteve, rregullave të sakta dhe fjalëve të dijetarëve. 

2. Gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu (edhe pse është prej bidateve të shpikura); krahasimi i tij me bidatet e njohura nuk është e drejtë për shkak të dallimit mes tyre. Prej këtyre dallimeve janë:

a) Gjykatësi i cili gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu, qartë e kundërshton sheriatin, sepse ai mbështetet në ligje të cilat janë në kundërshtim me sheriatin e Allahut. 

b) Bidati mund të jetë i madh dhe i vogël; ka prej bidatit kur vepruesi i tij bën kufër, e ka raste kur vepruesi i tij nuk bën. Ndërsa ndryshimi i sheriatit është kufër, në të shumtën dhe të paktën e tij. Imam Shatibiu (Allahu e mëshiroftë) ka folur për këtë çështje në librin e tij “El-Itisam: “Çdo bidat, ose nëse thua se sheriati ka teprim, mangësi ose ndryshim; ai që e vepron këtë qëllimisht- bën kufër, ngase shtimi, pakësimi dhe ndryshimi (pak ose shumë) janë kufër. S‟ka dallim në mes të paktës dhe të shumtës. Ai që e vepron këtë me interpretim të prishur ose me mendim të gabuar- bën kufër, ngase e gjithë kjo është krim, që nuk pranon sheriati, qoftë pak ose shumë”. 221

 Nëse e meditojmë fjalën e imam Shatibiut (Allahu e mëshiroftë) na e bëhet e qartë:

 -Përngjasimi i bidatit me legjislacionin që është në kundërshtim me sheriatin. Dhe kjo është e vërtetë. -Se pakica dhe shumica e këtyre të dyjave janë humbje dhe devijim i qartë. 

-Ka dallim në mes të bidatxhiut dhe ligjëvensit, dhe kjo në dy forma:

 E para: Bidatxhiu mbështetet në argument të interpretimit të gabuar ose mendimit të gabuar. Kurse ligjëvenësi nuk ka argument, por ai qëllimisht e kundërshton sheriatin. Ky dallim është i qartë; në mes rastit të bidatxhiut dhe ligjvënësit. 

E dyta: Në gjykim: Ligjëvënësi qëllimisht shton ose pakson në sheriat dhe kjo është kufër. Kurse bidatxhiu me bidatin e tij ka mundësi të bëj kufër dhe ka mundësi të mos bëj. Kështu bëhet e qartë dallimi ndërmjet atij që gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe bidatxhiut. Prandaj si të barazohen ata dy në përgjithësi? Barazimi me gjithë dallimin ndërmjet tyre është barazim i kotë. E kam për qëllim krahasimin të cilin e prodhuan dyshimin në të cilin përfunduan; se ai që nuk gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe ai që e zëvendëson/ndryshon sheriatin e Allahut, pa e mohuar dhe pa e lejuar-futet në bidatin që nuk e nxjerrë nga feja. Do të vie sqarimi i kësaj më gjërësisht në pikën e ardhshme. 

3. Barazimi (krahasimi) që e bënë dyshuesit bëri që të rrjedhin ide të devijuara. Kjo ngase bidati është dy lloje:

 Bidat që të nxjerrë nga feja, ku në këtë hynë: Përgënjështrimi ose mohimi i asaj që është autentike nga sheriati (ose i asaj që është e mirënjohur nga feja) dhe bidati që nuk është kufër (është ai bidat që nuk e përfshinë përgënjështrimin, mohimin dhe asaj që është e mirënjohur nga feja). Pastaj (dyshuesit-murxhitë) ia bashkangjitën gjykimin me atë që nuk e ka zbritur Allahu, dhe e ndanë në dy pjesë: Ajo që është kufër i madh, ku në të hynë lejuesi dhe mohuesi, dhe ajo që është kufër i vogël, në të cilin hynë ai që nuk gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe zëvendësuesi/ndryshuesi i sheriatit të Allahut , pa e mohuar atë.

 Këtu themi: Nëse e themi këtë atëherë prej saj rrjedhin dy gjëra të kota:

 E para: Ashtu siç e përkufizuan kufrin e madh në zemër duke e mohuar ose përgënjështruar gjykimin me atë që nuk e ka zbritur Allahu, detyrohen që ta hedhin rregullën në bidatin dhe të bëjnë tekfir për çdo bidat të kufrit të besimit. Njëhërit me këtë t‟i shpallë kafira ata që i keqinterpretuan disa cilësi të Allahut, ose ata që i dhanë përparësi Aliut karshi Ebu Bekrit dhe Omerit (radiAllahu anhum), me gjithë bindjen e vlerës së tyre. Ose ata që i mohuan disa prej shkallëve të kaderit, siç janë kaderitë dhe mutezilitë, për të cilët obligohet tekfiri i secilit prej tyre që ka rënë në bidatin e akidës (besimit). S‟ka dyshim se devijimi i kësaj është e njohur. 

E dyta: U obligohet karshi kësaj, ashtu siç nuk bën kufër gjykatësi me ligjet e fabrikuara (përveç lejuesit), që mos të shpallet si kafir asnjë bidatxhi me vepër të bidatit, sado që është i madh kufri i tij. Ndër të tjerë këta janë adhuruesit e varreve, ata që therrin për ta, ata që thonë se bien obligimet ndaj atyre që janë evlija ose ata që u bien në sexhde idhujve, e në veçanti nëse veprës së tij ia shton fjalën se ai është madhërues i Allahut dhe se ai nuk beson në adhuruesit e tij, se kanë në dorën e tyre dobinë dhe dëmin, dhe gjëra të tjera që janë kufër me ixhmanë e të gjithë muslimanëve. Këto kotësira rrjedhin nga ky dyshim dhe shkaku është (siç kaloi në dyshimet e mëhershme) se e ngriti fjalën e tij në ndarjen e kufrit në: Kufër të madh që ka të bëj me besimin me zemër dhe kufër i vogël që ka të bëj me veprën. Shiko në lidhjen e këtyre dyshimeve njëra me tjetrën. 

-Një dyshim thotë: Gjykimi me ligjet e fabrikuara është prej kufrit të veprës dhe kufri i veprës nuk të nxjerrë nga feja.

 -Një dyshim në rregullën e përgjithshme thotë: Nuk bën kufër përeçse mohuesit (në gjykimin me atë që nuk e ka zbritur Allahu, dhe të tjerat). Kjo nënkupton se asnjëherë nuk ka kufër me vepër.

 -Dyshimi tjetër thotë: Ashtu siç nuk bën kufër përveçse bidatxhiut përgënjështrues, poashtu nuk bën kufër përveçse mohuesit të asaj që e ka zbritur Allahu.


4. Ajo që u përmend prej rregullës se bidatit të kufrit që të nxjerrë nga feja, se ai është: Ai që mohon diçka autentike nga sheriati, ose e beson të kundërten e saj. Në këtë rast thuhet: 

a) Kjo rregull ka ardhur në bazat e murxhive; se nuk bën kufër përveçse mohuesit përgënjështrues. 

b) Ajo në të cilën janë dijetarët është se ata e ndanë bidatin në bidat që të nxjerrë nga feja dhe bidat që nuk të nxjerrë nga feja. Ata e vendosën këtë në çështjet që ndërlidhen me vetë bidatin dhe nuk e vendosën llojin e kufrit se a është bidat i besimit apo veprës. Ja disa shembuj që e sqarojnë këtë qëllim:

 a) Xhehmitë e humbur të cilët i mohojnë cilësitë e Allahut. Është e njohur nga Imam Ahmedi dhe selefët (Allahu i mëshiroftë) se i kanë bërë kafira. Kurse keqinterpretuesit e disa cilësive, siç janë esharitë, është e njohur nga dijetarët e islamit se këta s‟i kanë shpallur pabesimtarë (kafira). (Të dy grupet e lartëpërmenduar janë keqinterpretues të cilësive të Allahut, që kanë të bëjnë me çështjen e besimit) 

b) Bidati i atyre që e mohojnë njërën nga shtyllat e islamit, ose e mohojnë ndalesat e qarta siç janë: Vjedhja, prostitucioni, pirja e alkoolit, mohimi i ringjalljes. Me ixhma të gjitha këto janë kufër i madh. Ai që e mohon mizanin (peshorën), disa lloje të shefatit (ndërmjetësimit), ose disa gjëra të cilat janë transmetuar me hadith ahad-për tekfirin ndaj e tij ka mospajtim. Shumica e dijetarëve nuk e bëjnë kafir. 

(Të gjitha këto kanë të bëjnë me çështjen e besimit)

c) Interpretimet e batinive për namazin dhe agjërimin janë kufër i madh. Interpretimet e disa interpretuesve ndaj cilësive të Allahut, kaderit dhe imanit nuk janë kufër i madh. 

d) Bidati i zindikave sufistë, të cilët thonë se bien obligimet ndaj evlijave. Sipas ixhmasë kjo është kufër. Kurse bidatet e tyre në disa kohëra siç janë asketizmi i pa bazë dhe të ngjajshme nuk janë kufër i madh. 

e) Bidati i therrjes tek varret, tavafi rreth tyre dhe lutja e tyre janë kufër i madh. Ndërsa bidati i mevludit, falja e namazit në natën e mesit të muajit shaban, dhikri në bashkësi, shqiptimi i nijetit me zë, ezani në dy bajramet nuk janë kufër i madh. (Të gjitha këto janë prej bidatit të veprës). Dijetarët nuk e ndanë bidatin; në bidat të besimit që të nxjerrë nga feja dhe bidat të veprës që nuk të nxjerrë nga feja. Sipas tyre të gjitha bidatet e besimit dhe veprës ndahen në kufër të madh dhe kufër të vogël.

 5) Rruga e saktë në këtë mesele (në bazë të asaj që e përmendëm); se gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu është prej bidatit, apo krahasimit të atij që nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu me bidatxhiun - është që të thuhet ashtu siç bidati ndahet në dy lloje: 

1. Bidat i kufrit të madh që të nxjerrë nga feja, e që është çdo bidat që ka ardhur argumenti për kufrin e vepruesit të tij (qoftë bidat i besimit apo i veprës). 

2. Bidat që nuk të nxjerrë nga feja, e që janë bidatet e besimit apo veprës ( që nuk arrijnë kufrin e madh). 

Gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu ndahet në dy lloje: 

1. Ai gjykim që është kufër i madh, si p.sh.: Mohimi i asaj që e ka zbritur Allahu, ligjvënia përveç Allahut, gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu (prej ligjeve të fabrikuara), gjykimi tek to dhe imponimi i njerëzve në zbatimin e këtyre ligjeve.

 2. Ai gjykim që është kufër i vogël. Këtu bëhet fjalë për sitatata të veçanta, ose raste të caktuara në gjykimin me atë që nuk e ka zbritur Allahu, me kusht që të bëhet pranimi dhe njohja e sheriatit të Allahut. Kësisoj nuk gjykojmë me kufër të gjithë ata që nuk gjykojnë me atë që e ka zbritur Allahu. Ne treguam mendimin në këtë mesele dhe kjo përputhet në ndarjen e bidatit në atë që është kufër dhe atë që nuk është. Allahu e di më së miri.

 Shkurtimisht diskutimi ndaj këtij dyshimi:

 1. Ai që e vendos mendimin në gjykimin e pasuesve të bidatit mbi baza të shendosha, dhe se bidati bëhet: Me fjalë, besim dhe vepra. Dhe se ai ndahet në atë që është kufër i madh dhe i vogël, derisa ndodhë edhe me vepra. “Kështu edhe gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu bëhet me fjalë, besim dhe vepër, dhe ndahet në atë që është kufër i madh dhe i vogël. Mohuesi (me gjuhë ose zemër) i asaj që e ka zbritur Allahu dhe ai që gjykon me ligjet e fabrikuara (dhe i përmbahet atyre) është pabesimtar (kafir). Ai që gjykon me epsh në ndonjë çështje të caktuar duke mos e mohuar atë, kufri i tij është kufëri vogël. Ai që e thotë këtë, fjala e tij është e saktë (vërtetë) në pajtim me dijetarët e umetit. 

2. Ai që e ndërton fjalën e tij në atë bidat që nuk bën kufër (përveçse përgënjështruesit dhe mohuesit të asaj që është e mirënjohur nga feja), e pastaj e krahason atë dhe thotë: “Nuk bën kufër përveçse ai që e mohon gjykimin e asaj që e ka zbritur Allahu”- ky njeri i ka kundërshtuar dijetarët e umetit,dhe ashtu siç treguam nga bindja e tij rrjedhin vetëm kotësira.

221 El Itisam, 2/61


Dr.Abddurrahman ibn Salih Mahmud