Dyshimi i shtatë: Përgjithësimi i tekfirit, i cili i përfshinë edhe veprime të caktuara (të veçanta):


Dyshimi i shtatë: Përgjithësimi i tekfirit, i cili i përfshinë edhe veprime të caktuara (të veçanta): 


Ky dyshim vie karshi dyshimeve të kaluara; dyshim në të cilin kanë rënë disa bashkëkohorë, të cilët e përgjithësuan gjykimin e ajetit të surës Maide, kur thanë se e nënkupton kufrin e madh: 

1) Mohuesi i asaj që e ka zbritur Allahu, ose mustehili (lejuesi) i gjykimit me atë që s‟e ka zbritur Allahu. 

2) Ai që e vendos një legjislacion ose kanun të përgjithshëm, i cili është në kundërshtim me sheriatin (edhe nëse nuk e lejon atë). 

3) Ai që gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu, qoftë edhe vetëm në një mesele, ose gjykon vetëm një herë me atë që nuk e ka zbritur Allahu, për shkak të epshit, ryshfetit ose për ndonjë arsye tjetër (edhe nëse nuk e lejon atë).

 Këta nuk bënë asnjë përjashtim, përveçse për muxhtehidin (kur gabon). Për të thanë se nuk bën kufër, por ai ka shpërblim për ixhtihadin e tij. Ne i kundërshtojmë në atë që thanë për meselën e gjykimit për ndonjë çështje të caktuar, ose situatë të veçantë. Ka kaluar shpjegimi i kësaj në temën e katërt, të studimit të tretë. Themi: “Ajo është kufër i vogël dhe mëkat prej mëkatëve të mëdha (me kusht që mos ta konsideron të lejuar)”. Dyshimi kthehet në dy pika tek ata që e përgjithësuan kufrin, derisa e futën në të edhe atë që gjykon në ndonjë çështje të vetme. Ato janë: 

E para: Ajo që është transmetuar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma) në fjalën e tij për ajetin, kur tha është kufër i vogël. Është fjalë e dobët dhe nuk argumentohet me të për kufrin e vogël, kur është në pyetje gjykimi me atë që nuk e ka zbritur Allahu.

E dyta: Shkaku i zbritjes se ajetit të surës Maide ka qenë vetëm për një çështje, e ajo ishte ndryshimi i tyre ndaj gjykimit për prostuticionin. Ndodhia lidhet me një çifut. Kurse Allahu i shpalli kafira (çifutët) kur tha në fjalët e tij: “E kush nuk gjykon sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë kafira...” (Maide:44) 

Përgjigjja ndaj këtij dyshimi dhe argumentet e saj trajtohen në disa mënyra:

 1. Më e sakta është vërtetimi i asaj që është transmetuaar nga Ibn Abasi (radiAllahu anhuma), kur tha se është kufër i vogël, ose nuk është kufri për të cilin ata mendojnë (tërë kjo nëpërmjet bashkimit të rrugëve që janë transmetuar). Pastaj është vërtetuar fjala se është kufëri vogël, nga Tavusi (Allahu e mëshiroftë), i cili ishte nga tabiinët. Kjo është fjalë e transmetuar nga selefët në demantin ndaj havarixhëve, të cilët i bënin kafira mëkatarët dhe gjykatësit. Pra, ai që i përmbahet sheriatit, por pastaj gabon në një mesele të caktuar dhe bën padrejtësi për shkak të epshit ose shkaqeve të tjera- ai bën mëkat të madh. Kjo është kufër i vogël që nuk të nxjerrë nga feja. 

2. Kufri i çifutëve (siç u transmetua në shkakun e zbritjes së ajetit) nuk kishte të bëjë vetëm me një mesele, siç mendoi kundërshtari. Mirëpo ata (çifutët) anuan në ndryshimin e gjykimit të Allahut- në dënimin e lavirit, ku nxirjen e fytyrës e bënë ligj të përgjithshëm për gjykimin e çdo laviri. Ata (çifutët) ishin ndryshues të sheriatit me një ndryshim të përgjithshëm dhe jo siç pretenduan disa se ata ndryshuan vetëm një çështje. Ai që e mediton shkakun e zbritjes së ajetit nuk thotë se çifutët iu përmbajtën gjykimit të Allahut në tërësi. Kur nga mesi i tyre dikush bëri prostuticion, ata gjykuan padrejtësisht. Pas kësaj ata u pajtuan në ndryshimin e sheriatit dhe zëvendësimin i tij me kanun, që pastaj të zbatohet ndaj të gjithëve dhe të detyrohen në të.

Ai që gjykon padrejtësisht në ndonjë mesele të caktuar (p.sh. në dënimin e lavirit), e kundërshton gjykimin e Allahut. Duke ju përmbajtur gjykimit me atë që e ka zbritur Allahu, nuk është njejtë sikurse ai që e ka ndryshuar tërë gjykimin dhe ua detyron njerëzve atë që është në kundërshtim me sheriatin, në çdo çështje. Dallimi mes këtyre dyjave është shumë i qartë, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut.

 3. Pretendimi se vepra e çifutëve ka qenë vetëm në një çështje të caktuar. Kjo është gabim. Ai që e mediton atë që është transmetuar për shkakun e zbritjes së ajetit i bëhet e qartë se:

 Në transmetimin e Muslimit nga Berra ibn Azib (radiAllahu anhu) thuhet: “Kaluan para të dërguarit salAllahu alejhi ue selem me një çifut me fytyrë të nxirë dhe të rrahur (i goditur). I thirri i dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe ju tha: A kështu e gjeni dënimin e lavirit në librin tuaj? Thanë: Po. E thirri (i dërguari) një njeri prej dijetarëve të tyre, dhe i tha: Të betohem në Atë që ia zbriti MusësTevratin: A kështu e gjeni dënimin e lavirit në librin tuaj? Tha: Jo, dhe sikur të mos me betoheshe për këtë nuk do të të tregoja. Ne e gjejmë të shkruar këtë në Tevrat (dënimin me rexhm-mbytje), mirëpo kjo gjë (prostuticioni) u përhap në mesin e njerëzve të dalluar (me pozitë). Kështu që kur e zënim të fortin, nuk e dënonim, ndërsa të dobëtin e dënonim. Thonim: Ejani të mblidhemi në diçka që ta zbatojmë mbi të fisnikun e modest. Kështu e bëmë nxirjën e fytyrës dhe goditjen me kamxhik, në vend të rexhmit (mbytjes me gurë)...” 228 

Shiko dallimin në mes të dy veprimeve të çifutëve:

 E para: Në një situatë ata iu përmbajtën gjykimit të Allahut për dënimin ndaj lavirit, mirëpo bënë mëkat dhe nuk e zbatuan ndaj njerëzve me pozitë. Kjo ishte padrejtësi dhe mëkat i madh, nëse nuk e lejon me zemër. 

E dyta: Në një situatë ata e ndryshuan gjykimin e Allahut për dënimin e lavirit, edhe pse mendonin se për ta është më mirë situata paraprake (ku u bashkuan në vendosjen e një gjykimi tjetër, në vend të rexhmit). Kësisoj ata synonin që ky gjykim të jetë për të gjithë dhe të zbatohet në përgjithësi. Ky ligj ishte i përgjithshëm, për të cilin u pajtuan dhe iu përmbajtën. Ai ishte ligj për të gjithë dhe ndryshim i sheriatit të Allahut. Kjo është kufër i madh dhe për këtë u zbrit ajeti i surës Maide. Dallimi mes këtyre dy situatave është shumë i madh. Ai që gabon në ndonjërin prej tyre dhe e bën gjykimin e dyjave një gjykim ka gabuar shumë rëndë. Nëpërmjet këtyre situatave bëhet e qartë dobësia e argumenteve të kundërshtarit dhe saktësia e asaj që u vërtetua nëpërmjet studimit; në dallimin mes gjykimit të përgjithshëm, kanunit të përgjithshëm dhe situatave të veçanta. Allahu e di më së miri. 

5. Padrejtësia, zullumi në situata të veçanta nga gjykatësit dhe udhëheqësit ishte e njohur në vendet islame, e në veçanti pas halifëve të drejtë, kur Islami u zgjerua në lindje dhe perëndim. Në çdo qytet, fshat të vendeve islame kishte udhëheqës dhe gjykatës, prandaj ndodhte nganjëherë që ata nuk gjykonin drejtë. Ata e kundërshtonin gjykimin e Allahut, qoftë për shkak të epshit, ryshfetit ose për ndonjë shkak tjetër. Kur kjo ndodhte (që nuk është e panjohur) dihet se asnjë prej dijetarëve të Islamit s‟i ka thënë ndonjërit se ka bërë kufër të madh dhe ka dalë nga feja. Po të ndodhte diçka nga kjo, do të dihej dhe do të transmetohej. Kjo argumenton se zullumi dhe padrejtësia në gjykim me atë që nuk e ka zbritur Allahu (në ndonjë situatë të caktuar; me pasimin e sheriatit dhe zbatimin e tij) hynë në grupin e mëkatëve të mëdha ,mirëpo nuk e nxjerrë vepruesin nga feja ( përveçse nëse e konsideron të lejuar atë gjykim). 

6. Është e njohur se havarixhet dolën në kohën e Ali ibn Ebu Talibit (radiAllahu anhu). Vazhdoi dalja e tyre në kohën e Beni Umejëve. U ndodhën atyre ndodhi që janë të shënuara në librat e historisë; luftra dhe beteja të mëdha. Baza e bidatit të havarixhëve dhe argumentet për daljen ndaj udhëheqësve të padrejtë dhe zullumi që bënin- havarixhët e quajtën gjykim me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe e përgjithësuan gjykimin me kufër për të gjithë ata, duke e argumentuar me ajet. Dihet se kanë ndodhur padrejtësi tek disa prijësa emevi 229 Dijetarët e selefit në atë kohë (shumica e tyre ishin tabiin dhe tebi tabiin) nuk u pajtuan me havarixhët; pretendimin e tyre të tekfirit dhe luftimit, por e kundërshtuan metedologjinë e tyre sipas formave vijuese: 

a) Cilësimi i havarixhëve si bidatxhitë në mendimin e tyre; që i bëjnë tekfir mekatarët e mëdhenj dhe revoltimi i tyre kundër prijësave, respektivisht luftimi i tyre. Librat e sunetit (shumica e tyre u shkruan pas kohës se Beni Umejve) nuk mbeten pa paralajmëruar nga bidati i havarixhëve.

 b) Mos tekfiri i tyre udhëheqësve dhe gjykatësve të padrejtë. Bile ata gjykonin për islamin e tyre dhe faleshin pas tyre dhe e shihnin obligim bindjen ndaj tyre në atë që ishte prej bindjes dhe respektit të Allahut. 

Edhe nëse ndodhte padrejtësia e përgjithshme, nuk rrënohet kjo rregull, kur dihet se ka prej dijetarëve që e ka bërë kafir ndonjërin prej këtyre udhëheqësve, sikurse Haxhaxhin. Por, kjo ishte situatë e veçantë që dikujt prej dijetarëve i bëhet e qartë diç, çka nuk i bëhet tjetrit. Edhe pse ai mund të jetë kundërshtues i shumicës se dijetarëve. 

 Nëpërmejt këtyre sqarimeve bëhet e qartë gabimi i atyre që e përgjithësojnë gjykimin me tekfir për atë që nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, duke i përfshirë edhe situatat e veçanta (caktuara). Allahu e di më së miri.

228 Tefsiri Taberi, 10/305
229 Disa dijetarë ipërjashtuan Muavijen dhe Omer ibn abdul azizin (radiAllahu anhuma) dhe të tjerët, pwr të cilët dihet se ishin të drejtë dhe larg padrejtësive

Dr.Abddurrahman ibn Salih Mahmud